TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Nëntor 2025, 12:00

Sulmi i Berishës, Balla "ngushëllon" Gonzaton: Ambasador ne nuk u bëjmë ligjet se na thoni ju!

Shkruar nga Pamfleti
Sulmi i Berishës,  Balla "ngushëllon" Gonzaton: Ambasador ne
Ambasadori i delegacionit të BE në Tiranë, Silvio Gonzato dhe Taulant Balla

Ligji për barazinë gjinore është bërë sërish temë diskutimi në një tryezë më të rinjtë në Shkollën e Integrimit Europian, ku i pranishëm ishte edhe ambasadori i delegacionit të BE në Tiranë, Silvio Gonzato.

Ky i fundit tha se akte të tilla ligjore duhet të diskutohen gjerësisht në mënyrë që të ketë sa më pak hapësirë për dezinformim, ndërsa shtoi se miratimi është vetëm pikënisja.  

Në të njëjtën tryezë, kreu i grupit të PS, Taulant Balla riktheu polemikat që janë krijuar mbi këtë ligj, duke thënë se u përdor si top për të goditur tjetrin, por pa përmendur me emër Sali Berishën dhe sulmet që ai lëshoi ndaj ambasadorit nga foltorja e Kuvendit.

Akuzave të Berishës se ligji u miratua pasi e kërkoi Gonzato, Balla iu përgjigj duke ia thënë në sy ambasadorit se ligji nuk i miratua me kërkesë të tij, duke sqaruar edhe arsyet që e çuan qeverinë në hartimin e këtij ligji.

“Ndihem i habitur me shoqatat e barazisë gjinore që marrin pjesë nëpër takime, harxhojnë nëpër restorante, hotele, kokteje dhe t’iu them të drejtën nuk kanë bërë, ligji për barazinë gjinore nuk ka pas lidhje me gjithçka u tha, u tjerë nëpër banakë, u tha që ligji për barazinë gjinor e ndryshon gjinitë, ligji të thotë gjini sipas këtij ligji janë roli që shoqëria i ka caktuar burrit dhe gruas. Në këtë vend realisht këta namuzqarët mendojnë se gratë e Shqipërisë trajtohen me pagë njëlloj nëpër të njëjtin vend pune që bëjnë dhe burrat, jo. Një burrë në vend të saj e merr rrogën më të lartë.

Këtu u krijua një histori e madhe, e morën edhe parti politike për ta shfrytëzuar ligjin si një top për të goditur tjetrin. Thirrja ime është që Shqipëria. Ambasador ne nuk u bëjmë ligjet se na thoni ju, që të jemi të qartë për këtë pjesë. Kryetari i kuvendi e ka thënë dhe unë them, gjëja që duhet të bëjmë ndryshe është pjesa e kontrollit post legjislativ është një ndër ligjet më të mira të barazisë gjinore sot në Europë, gjëja që mbetet është ta çojmë tek zbatimi”, tha Balla.

 

sulmi i berishës balla "ngushëllon" gonzaton

Lini një Përgjigje