TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Mars 2023, 20:22

“I kemi gati kandidatët”, Alibeaj mesazh Berishës: Liro zyrat e PD, Apeli ta dha përgjigjen

Shkruar nga Pamfleti

“I kemi gati kandidatët”, Alibeaj mesazh Berishës: Liro

Enkelejd Alibeaj i është përgjigjur këtë mbrëmje Sali Berishës. Kreu në detyrë i PD deklaroi se i ka gati kandidatët për 61 bashkitë e vendit, teksa i kërkoi Berishës që të dorëzojë selinë e PD. Ai tha se Apeli foli dhe “Foltorja” duhet të largohet nga ajo godinë.

Zyrat e reja, të përkohshme përgjatë fushatës, në ka skena të shëmtuara që nuk na bëjnë nder asnjërit nga grupim, janë ato të 8 janarit.  Unë kam këtë qëndrim, nuk jam nga ata që i çon demokratët pre emocioneve të tyre, njerëzore mbase, nuk i çoj njerëzit në konflikt dhe në përplasje, nuk kruaj me gisht plagë që mezi po mbyllen nëse do të mbyllen, besoj te ligji, kur ka një vendim gjykatë ai vendim pranohet, ato zyra dhe seli do duhet të lirohen, siç bëra me 25 mars, edhe pse vendimi i gjykatës së shkallës së parë nuk ishte definitiv. Në respekt edhe të ligjit u larguam, tashmë pretendojmë që ato zyra të lirohen”, tha Alibeaj.

Kryetari i komanduar i PD-së Enkelejd Alibeaj në fjalën e tij në përfundim të takimit të grupit parlamentar, u shpreh se PD duhet të bëhet bashkë dhe të dalë me një kandidat në zgjedhje, jo për të triumfuar dikush, por të jetë në interes të shqiptarëve.

"PD ka pasur një vit shumë të vështirë. Nëse nuk do të bëhemi bashkë për të bashkuar forcat rreth një kandidati në interes të PD-së për t’i shërbyer shqiptarëve jo për të triumfuar dikush, por për t’i shërbyer shqiptarëve. Jemi koshient për situatën për atë që ka ndodhur në PD. Është shpenzuar mes nesh pa arsye. Tashmë që futemi në situatë zgjedhore. Sot nuk ka asnjë arsye se përse kjo logo historike, që ka peshë të rendë të mos jetë strumbullari rreth të cilit. Ata të cilët kanë marrë përmes kësaj logoje, ku i kërkohet të jetë antiteza e regjimit të Edi Ramës mos të bashkohet rreth saj. Janë shqiptarët ata të cilët do të na gjykojnë”, u shpreh Alibeaj.

 

alibeaj pd kandidate

Lini një Përgjigje