Politike20 Mars 2023, 18:36

Amerikanët “shkundin” Ramën për lidhjet me Erdogan, DASH goditje të fortë për mbylljen e shkollave turke

Shkruar nga Pamfleti

Amerikanët “shkundin” Ramën për lidhjet me Erdogan,

Edhe pse ministrja Evis Kushi dhe kryeministri u justifikuan mbi arsyet e mbylljes së shkollave turke, sipas DASH është e qartë se kjo erdhi për shkak të ndikimit të Erdogan...

Amerikanët duket se po fusin në rreth të kuq kryeministrin Rama. Që pas shpërthimit të skandalit “McGonigal” po shtohen goditjet që vijnë nga përtej Atlantikut dhe kështu ka ndodhur edhe sot.

Departamenti i Shtetit publikoi sot raportin për të drejtat e njeriut  dhe përveç kritikave për korrupsionin dhe lirinë e medias, një “shuplakë” ndaj qeverisë ka ardhur për lidhjet me Erdogan. Rama nuk e fsheh miqësinë me presidentin turk dhe pak kohë më parë i bëri atij qokën duke mbyllur dy shkolla turke, të cilat financoheshin nga fondacionet e Fetulla Gylenit.

Duke qenë se Erdogan e shpalli atë armik, ka kërkuar që të mbyllen të gjitha shkollat e tij dhe të ekstradohen dhe ata që e mbështesin. Qeveri i bëri qokën duke mbyllur një prej shkollave më të mira turke në vned.

Kjo gjë është kritikuar ashpër nga DASH. Edhe pse ministrja Evis Kushi dhe kryeministri u justifikuan mbi arsyet e mbylljes së shkollave, sipas DASH është e qartë se kjo erdhi për shkak të ndikimit të Erdogan.

Më 22 shtator, qeveria mbylli shkollën e mesme të vajzave “Mehmet Akif Ersoy” të drejtuar nga Fondacioni Gulistan, gjoja sepse Ministria e Arsimit nuk e kishte miratuar vendndodhjen e saj. Ministrja e Arsimit mohoi akuzat e besueshme për zbatimin selektiv të ligjit, nën presionin e qeverisë së Turqisë, për shkak të lidhjeve të supozuara të Fondacionit Gulistan me të ashtuquajturën Lëvizja Gylen. Ministria e Arsimit mbylli për arsye të ngjashme kopshtin e fëmijëve “Zubeyde Hanim” në pronësi të Kompanisë Arsimore “Turgut Ozal”, gjithashtu e dyshuar për lidhje me Lëvizjen Gulen. Si fondacioni ashtu edhe kompania kundërshtuan vendimin, por një gjykatë Apeli la në fuqi mbylljen. Prindërit e fëmijëve që frekuentojnë kopshtin ngritën një padi të veçantë kundër vendimit të qeverisë, e cila përsëri la në fuqi mbylljen e qeverisë”, thuhet në raportin e DASH.

Pra duket se amerikanët i kanë dhënë një paralajmërim të fortë kryeministrit, i cili sa herë e sheh veten keq gjen qetësi në krahët e Erdogan.

 

rama dash erdogan