TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Prill 2023, 13:17

Atentati ndaj Bernard Ndrecës në Vaun e Dejës, reagon PS-ja: Të zbardhet urgjentisht ngjarja!

Shkruar nga Pamfleti

Atentati ndaj Bernard Ndrecës në Vaun e Dejës, reagon PS-ja:

Drejtesja politike e PS për qarkun e Shkodrës, ministrja Elisa Spiropali ka reaguar për atentatin ndaj kreut të Rithemelimit, në Vaun e Dejës, Bernard Ndreca.

Në reagimin e parë nga PS, ajo ka kërkuar të zbardhet urgjentisht ngjarja e ndodhur.

"I kërkoj organeve ligjzbatuese të zbardhin urgjentisht aktin kriminal të vendosjes së tritolit në makinën e Z.Ndreca, në Vaun e Dejës.
Përgjegjësit duhet të marrin dënimin e merituar.
Ky është akti i dytë kriminal në pak muaj në këtë zonë, pas vendosjes së tritolit jashtë zyrave të OSHEE në Bushat.
Është për të ardhur keq që haxhiqamilisti i Vaut të Dejës, Zef Hila, bashkë me atë të Foltores me qera te Partia e Lirisë, Sali Berisha, nuk presin rezultatet e hetimit, por lëshojnë akuza kriminale ndaj kundërshtarit për të rritur kapitalin politik që tashmë u ka shterrur.
Janë të njëjtët njerëz që në 2019-ën në një akt barbar të pashembullt i vunë zjarrin shkollës në Bushat dhe dogjën materialet zgjedhore.
Për veprimin e tyre kriminal Zef Hila u shkarkua nga kryetar bashkie dhe zjarrëvënësit e tjerë u arrestuan. Fatkeqësisht, drejtësi për aktin nuk u bë. Dosja u mbyll.
E inkurajoj policinë dhe prokurorinë të mos stepen nga sulmet politike, por të bëjnë detyrën deri në zbardhjen e hollësishme të aktit të sotëm dhe vendosjen para drejtësisë të përgjegjësve.", shkruan Spiropali.

Vetë Benard Ndreca është shprehur se atentati ndaj tij me tritol është një sulm politik.

Gjatë fjalës së tij për mediat, Ndreca është shprehur se nuk ka pasur asnjëlloj kërcënimi ditët e fundit si dhe ka shtuar se nuk ka konflikte me asnjë njeri duke pretenduar se ngjarja lidhet me detyrën e tij në Vaun e Dejës.

Ndreca po ashtu ka thënë se policia duhet të distancohet nga politika dhe qytetarët të votojnë me vullnetin e tyre të lirë.

 

atentati ndaj bernard ndrecës elisa spiropali

Lini një Përgjigje