Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka reaguar për vrasjet në Shkodër, masakrën që ndodhi mëngjesin e sotëm brenda një lokali pranë bashkisë.
“Miq, sot në mëngjes masakra e rradhës me dy të vdekur dhe dy të plagosur. Në mes të qytetit brenda në kafene breshëritë u morën jetën dy personave dy të tjerë mbetën të plagosur rëndë njëra prej tyre kamariere shërbimi.
Vrasësi, një i arrestuar dy vite më parë për bashkëpunim në krim por i liruar nga Tualanti apo ndonjë taulant tjetër për të vazhduar punën e tij katër ditë më parë pati një tjetër të vrarë.
Shkodrën me qëllim e sundon krimi, bandat, vetgjyqësia dhe hakmarrja e ndihmuar nga narkoqeveria. Dënoj me forcën më të madhe qëndrimin hakmarrës të Ramaduros ndaj Shkodrës dhe qytetarëve të saj” shkruan Berisha.
Dy persona mbetën të vrarë dhe dy të tjerë të plagosur, nga një atentat i ndodhur mëngjesin e të hënës në qendër të Shkodrës. Viktima janë Armando Pali dhe Liridon Kraja, ndërsa i plagosur ka mbetur Erogen Vaso, vëllai i Denis Brajoviç, si dhe një kameriere që punonte në lokalin ku ishin ulur tre personat e mësipërm, 25-vjeçarja Meri Kaceri.
Autori i dyshuar i atentatit, Ragip Gila, është arrestuar nga efektivët teksa po përpiqej të largohej nga qyteti. Ai ishte larguar fillimisht nga vendi i ngjarjes me motor, të cilin e kishte braktisur e më pas ishte larguar me automjet, por pasi ka përplasur makinën, ka vijuar në këmbë, por është kapur nga policia në një zonë periferike.
Lini një Përgjigje