TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Tetor 2025, 20:31

I nxori foton me McGonigal, ish-këshilltari i Trump mesazh Ramës: Tallja me presidentin do ketë pasoja!

Shkruar nga Pamfleti

I nxori foton me McGonigal, ish-këshilltari i Trump mesazh Ramës:

Papadopulos tregon ku e gjeti foton e Ramës me McGonigal...

Ish-këshilltari i presidentit Donald Trump, George Papadopulos, ka folur për herë të parë mbi foton e Edi Ramës me Charles McGonigal.

Pas talljes që i bëri Rama presidentit, Papadopulos publikoi një foto që ishte mbajtur e fshehtë dhe i dha mesazhe të qarta kryeministrit. I ftuar në “Syri TV”, ai ka treguar edhe se pse erdhi ky reagim.

Për shikuesit në Shqipëri, që ta kuptojnë, konteksti i kësaj situate, personi Charles McGonigal që është në foto, drejtonte atë që quhej Hetimi Uragan në administratën ku punoja edhe unë. Dhe me veprimet që bëri, pothuajse sabotoi të gjithë punën e administratës së tij.

Duke pasur në konsideratë rolin e McGonigal dhe rolin e Shqipërisë në këtë dënim, mikroskopi qëndron në faktin nëse kryeministri i Shqipërisë ishte në dijeni të asaj që po ndodhte në vitin 2016 apo nuk ishte në dijeni. Hetimet janë në vazhdim dhe së shpejti do marrim përgjigjet.

Këtë foto ma ka dërguar ish-e dashura e McGonigal dhe ajo supozonte se me siguri që kishte një kundërvajtje mes McGonigal dhe autoriteteve shqiptare. Duke pasur parasysh dënimin me burg që iu dha, kuptohet se ai ka qenë i përfshirë me disa elementë të qeverisë shqiptare. Organizonte edhe një fushatë kundër Trump dhe është e rëndësishme që bota të shohë se me kë kishte lidhje dhe në cilat nivele. Kjo foto tregon se ai kishte lidhje me nivelet më të larta të administratës së Ramës”, tha ai.

Sipas Papadopulos, në qoftë se Shqipëria në nivelet më të larta ka qenë e përfshirë në një operacion kundër Trump, tani është momenti për të identifikuar detajet dhe për t’ia dhënë këtë informacion drejtorit të FBI-së, drejtorit të CIA-s dhe direkt Shtëpisë së Bardhë. Ai theksoi se edhe Kongresi është i interesuar për të hetuar këtë çështje.

Mendoj se tani që McGonigal është në burg e ka më të vështirë të dëshmojë para Kongresit. Megjithatë ai mund të sigurojë prova lidhur me atë që bënte në mënyrë të paligjshme. Departamenti i Drejtësisë dhe Kongresi aktual që kontrollohet nga republikanët është i interesuar të mësojë se çfarë synimesh kishte McGonigal me Shqipërinë dhe vendet e tjera”, ka shtuar ai.

Më tej ai ka argumentuar se përse e nxori foton: “Po. E postova videon pasi mendoj se është e rëndësishme që edhe bota, edhe presidenti Trump, edhe administrata e tij të kuptojnë se cilët janë ata udhëheqës që mbështesin iniciativat e paqes dhe cilët janë ata të cilët mund të shtrembërojnë këto iniciativa paqeje. Fatkeqësisht, kryeministri i Shqipërisë duket se është nga ata që nuk mbështet haptas iniciativat për paqe të presidentit dhe kjo nuk duket mirë në marrëdhëniet mes Amerikës dhe Shqipërisë. Mendoj se marrëdhëniet mes SHBA dhe Shqipërisë janë të forta dhe Shqipëria është aleate e fortë e SHBA sepse këto të fundit kanë investuar kapital politik dhe investime ekonomike të mëdha në Ballkan.

Kryeministri aktual i Shqipërisë, nuk e di nëse e ka bërë me dashje talljen për zotin Trump, apo donte t’i demonstronte botës se presidenti Trump nuk është një udhëheqës i efektshëm, nuk do ndikojë tek marrëdhëniet dypoalëshe”.

Ish-ndihmësi i Trump tha se presidenti amerikan e ka parë videon dhe kjo gjë do ketë ndikim.

Jam i sigurt se presidenti e ka parë këtë video dhe nuk mendoj se kjo është në të mirë të marrëdhënieve të SHBA me Shqipërinë. Duhet të kuptojmë se Ballkani sot përsëri mbetet një rajon i paqëndrueshëm. Ka tensione në rritje. Keni përsëri Rusinë që po shton praninë e vet në Ballkan. Keni ndikime që lidhen me energjinë dhe tubacionet e naftës dhe gazsjellësve që ndikojnë. Prandaj këto janë disa aspekte që duhen marrë në konsideratë”, tha Papadopoulos te "Syri TV".

3 Komente

  1. G
    Gazetari investigativ

    Falenderoj autorin e ketij shkrimi qe tregon realitetin dhe Pamfleti Media qe e krijoi kete video mbi kete shkrim. Ky eshte nje realitet i hidhur se si k/ministri aktual Edi Rama, per kreditet e tij ne politiken Europiane-Perendimore dhe per te qendruar sa me gjate ne pushtet, rekruton drejtues te larte institucionesh ne aferat korruptive me pasurite natyrore te Shqiperise. Video me poshte: https://www.youtube.com/watch?v=pj_-bKgokL8

    1. b
      boom

      Kjo eshte mese e vertete qe do kete pasoja. Kur goja ha mut, behet e keqe e te zotit.

      1. S
        SUFLLAQJA

        E PASKE GELLTITUR ÇEKUN MILIONASH EDHE TI PAPADOPULOS, NJESOJ SI LACIVITA. MERRE DHE SHKO HA SUFLLAQE ME FREDIS BELERIS.

        Lini një Përgjigje