TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Maj 2023, 16:04

“Lufta” për kreun e ri të PD-së, Alibeaj i hap “derën” Bashës: Mund të kandidojë kushdo, në fund vendos anëtarësia

Shkruar nga Pamfleti

“Lufta” për kreun e ri të PD-së, Alibeaj i hap

Ish-kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj e ka cilësuar konspiracion idenë se ai në pozicionin e kryetarit, ishte në një linjë me Lulzim Bashën.

I pyetur për mundësinë e rikthimit të Bashës në krye të PD, Alibeja u shpreh se duhet t’i jepet fund konceptimit të partisë si shtojcë e kryetarit, por shtoi se çdo kush mund të marrë iniciativën për të garuar për kreun e partisë dhe më pas do të jetë anëtarësia ajo që vendos.

Jam i mendimit se nuk duhet të vazhdojmë me konceptimin e partisë si shtojcë e kryetarit, kjo është ajo që bën Berisha, Rama dhe Meta. Nëse ka një kapërcim kulturor në Shqipëri është të distancohet nga kjo ide; partia është një strukturë permanente, të lëvizshëm janë drejtuesit. S’dua t’i jap peshë kush kandidon dhe kur. Kush merr iniciativë, do të jenë anëtarët e partisë që do vendosin”, tha Alibeaj një intervistë për “Euronews Albania”.

alibeaj basha kreu pd-së

Lini një Përgjigje