TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Nëntor 2023, 18:30

Ilir Meta del sërish nga qarkullimi, Berisha mbetet “fillikat” në aksionin opozitar

Shkruar nga Pamfleti
Ilir Meta del sërish nga qarkullimi, Berisha mbetet “fillikat”
Meta e Berisha

Edhe sot në festën e Pavarësisë, Meta nuk u pa askund. Ai postoi një urim në rrjetet sociale, me një foto të dy viteve më parë kur ka qenë president...

Ish-presidenti Ilir Meta ka dalë sërish nga “qarkullimi”. Ashtu siç ndodhi pas arrestimit të Jamarbër Malltezit, Meta ka mbi 10 ditë që nuk është shfaqur në media, teksa reagimet e tij në rrjetet sociale kanë qenë të pakta. 

Një javë më parë ishte Berisha që e pranoi se nuk ishte takuar më me Metën, teksa ish-kryeministri u shpreh se ai ka probleme shëndetësore. Edhe herën e parë kur Meta u zhduk, doli e tha se kishte probleme shëndetësore dhe kishte qëndruar disa kohë në Gjermani. Edhe sot në festën e Pavarësisë, Meta nuk u pa askund. Ai postoi një urim në rrjetet sociale, me një foto të dy viteve më parë kur ka qenë president.

Nuk dihet në fakt se çfarë problemesh ka Meta, por javët e fundit ai ka qenë personazhi më i rëndësishëm që ka ngjitur shkallët e SPAK. Meta po hetohet për disa çështje, ku më e rëndësishmja është ajo CEZ-DIA. Flitet se dosja po mbyllet dhe Meta mund të merret i pandehur. Po ashtu edhe bashkëshortja e tij nuk ka dalë më në media. Madje Kryemadhi edhe në Kuvend nuk para ka shkuar.

Kjo gjë mund të shihet në dy aspekte. Së pari, ndryshe nga Berisha, Meta duket se ka vendosur ta zgjidhë në prapaskenë hallin e tij me drejtësinë. Dhe e dyta, është se ai duket sikur është distancuar nga Berisha. Ky i fundit është nën hetim nga SPAK dhe po kërcënon me tym e flakë, por Meta nuk po i shkon mbrapa. Deri më sot ish-presidenti dhe kreu i PL nuk ka dhënë asnjë sinjal mbështetje për Berishën. 3 deputetët e tij në Kuvend nuk i janë bashkuar aksionit opozitar teksa dhe Berisha e pranoi më herët se ata nuk shkojnë në seancë. Pra duket sikur aleanca Meta-Berisha është vetëm në letër, pasi në realitet ish-kryeministri ka mbetur “fillikat”, siç thotë populli. /Pamfleti

ilir meta berisha aksion opozitar

Lini një Përgjigje