TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Qershor 2025, 21:58

Iliri dhe Saliu nuk do të jenë keqbërësit e vetëm në “kudhrën” e SPAK, shumë të tjerë presin radhën!

Shkruar nga Pamfleti

Iliri dhe Saliu nuk do të jenë keqbërësit e vetëm

Korrupsioni i lartë shtetëror në Shqipëri është i destinuar të shkojë në burgim dhe në konfiskim të pasurisë së vjedhur. Nuk kanë shpëtim...

Avokati Spartak Ngjela ka shpërndarë një mesazh të fortë në rrjetet sociale, duke paralajmëruar një përmbysje të madhe në skenën politike dhe shtetërore shqiptare. Sipas tij, korrupsioni i lartë shtetëror në Shqipëri është i destinuar të përfundojë në burg dhe me konfiskimin e pasurive të vjedhura.

“Nuk kanë shpëtim; të korruptuarit janë të kapur nga SPAK”, shkruan Ngjela, duke nënvizuar se hetimet e Prokurorisë së Posaçme kanë futur në shënjestër figurat më të larta të shtetit shqiptar.

Ai përmend në mënyrë të drejtpërdrejtë dy emra të njohur:

Sali Berisha, ish-President dhe ish-Kryeministër;

Ilir Meta, ish-President, ish-kryeministër dhe ish-Kryetar Kuvendi;

Sipas Ngjelës, pas këtyre dy figurave “ecën i gjithë vargani i gjatë i emrave të njohur” – ministra, kryetarë bashkish dhe drejtues të rëndësishëm të administratës shtetërore.

Korrupsioni i lartë shtetëror në Shqipëri është i destinuar të shkojë në burgim dhe në konfiskim të pasurisë së vjedhur. Nuk kanë shpëtim; se të korruptuarit janë të kapur nga SPAK.

Deri tani dy janë keqbërësit më të pushtetshëm të akuzuar penalisht:

Sali Berisha ish president i Shqipërisë;

Ilir Meta ish president i Shqipërisë;

Dhe mbas tyre ecën i gjithë vargani i gjatë i emrave të njohur si ministra, si kryetarë bashkish; dhe si drejtorë të rëndësishëm në administratën e lartë shtetërore në Shqipëri.

Prisni dhe shikoni çlirimin e Shqipërisë, të pushtuar nga të korruptuarit e lartë, që nga viti 1992”, shkruan ai.

Deklarata e Ngjelës vjen në një moment kur SPAK ka intensifikuar hetimet dhe prangosjet ndaj zyrtarëve të lartë, duke sjellë për herë të parë në bankën e të akuzuarve figura që dikur ishin të paprekshëm.

Lini një Përgjigje