TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Qershor 2024, 18:26

Investigimi i “Rai3” dhe akuzat ndaj kryeministrit, Balliu: SPAK duhet të niste hetim ndaj Ramës pas emisionit!

Shkruar nga Pamfleti

Investigimi i “Rai3” dhe akuzat ndaj kryeministrit, Balliu: SPAK

Shefi i Organizimit në PD-në e Rithemelimit, Klevis Balliu duke komentuar investigimin e RAI3, tha se SPAK pas emisionit duhet të kishte vepruar.

I ftuar në emisionin “Kjo javë” në News 24, Balliu theksoi nëse flitet se kryeministri shqiptar Edi Rama mund të ketë takuar eksponentë të krimit, autoritetet duhet të vihen në lëvizje.  Sipas Balliut, kryeministri Rama nuk takon askënd që nuk ka lidhje me drogën.

“Tani nuk po bën akuza opozita, por po e bën RAI3. RAI3 nuk është TV privat, është shtetëror e nuk mund të lobohet. SPAK duhet të arrestonte Ramën pas investigimit. Rama tha se ka pritur Luftar Hysën për një licensë kazinoje. Edhe Luftar Hysa tha që e ka takuar. Pse kryeministri duhet të japë licensa kazinoje. Prova që krimi është bërë është fakti që kazinoja është ngritur.

Luftar Hysa është një njeri i certifikuar si njeri që ka pastruar paratë e drogës. Rama nuk takon asnjë njeri që s’ka lidhje me drogën, është kriter në qeverinë e Ramës që të kesh lidhje me drogën, Tahiri kishte lidhje me trafikantë, Arben Ahmetaj. Mua më dhemb shumë gjendja e vendit tim sesa çfarë thotë Edi Rama. Vetëm Rama na dilka i pastër, ndërkohë që dihet se kriminelët me kriminelët do të rrinë”, u shpreh Balliu.

Lini një Përgjigje