
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Indrit Vokshi, ka folur këtë të shtunë mbi zhvillimet në PD. Vokshi u shpreh se Partia Demokratike ka manipuluar vetë zgjedhjet brenda strukturave të saj, ndërsa njëkohësisht akuzon kryeministrin Rama për vjedhje të zgjedhjeve.
“Vetë anëtarët e PD-së flasin për vjedhje të zgjedhjeve në parti. Ka dalë kryetari i Këshillit Kombëtar dhe ka thënë se ‘kemi vjedhur vota për kryetarin e partisë’ dhe askush nuk ka reaguar. Janë vjedhur vota brenda partisë. I kërkojnë Ramës të mos vjedhë zgjedhjet, ndërkohë që i vjedhin vetë”, deklaroi Vokshi.
Deklarata vjen në kuadër të qëndrimeve të Sali Berishës. Kreu i PD deklaroi sot se nuk ka ndërmend që të ikë, edhe pse Statuti e ka të përcaktuar qartë se kur humben zgjedhjet kryetari largohet pa të drejtë rikandidmi. Megjithatë Berisha në zgjedhjet që do të mbahen për kryetar vitin që vjen prite të kandidojë dhe të mbajë peng PD.
Lini një Përgjigje