TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Nëntor 2025, 21:06

PD kërkon sistem të ri zgjedhor, Bylykbashi: Parlamenti me 100 deputetë rrezikon pluralizmin

Shkruar nga Pamfleti

PD kërkon sistem të ri zgjedhor, Bylykbashi: Parlamenti me 100

Nënkryetari i Partisë Demokratike është kundër idesë së kryeministrit Edi Rama për reduktimin e numrit të deputetëve të parlamentit të Shqipërisë nga 140 që ka aktualisht në 100 deputetë.

Në një intervistë për “Vizion Plus”, Bylykbashi i cili është edhe bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore vë në dukje se ideja e uljes së numrit të deputetëve nuk është një ide e re, por një ulje kaq drastike e numrit të deputetëve do të vriste pluralizimin.

Konkluzioni i parë që del nga zvogëlimi i numrit të deputetëve është që do të zhduken, ose pothuajse do të zhduken partitë e vogla. Dikush mundë të thotë ç’na duhen partitë e vogla. Pasoja është që do të zhduket pluralizmi brenda parlamentit dhe mundësia që qeveria të jetë vetëm në dorën e një kryetari partie është shumë e lartë e për rrjedhojë edhe autokratizimi është shumë i mundshëm. Besoj që Shqipëria ende ka nevojë për pluralizëm parlamentar, që ata që formojnë qeverinë të kenë nevojë për koalicion në mënyrë që koalicioni ta mbajë në shina”, tha Bylykbashi.

Tashmë që komisioni i Reformës Zgjedhore ka nisur punë, Bylykbashi shpjegon se Partia Demokratike do të këmbëngulë për një sistem të ri zgjedhor.

Nuk është aq e rëndësishme për një sistem zgjedhor, vetëm kush do të zgjidhet, pra zgjidhet A dhe nuk zgjidhet B, nëpërmjet një liste të hapur, të mbyllur apo mazhoritar. Është si funksionojnë zgjedhjet dhe kush janë ata që marrin mandatin legjitim për të bërë qeverinë, më pas sigurisht janë edhe elementët e tjerë. Por ky sistem siç është, ky duhet të iki mënjëherë”, theksoi Bylykbashi.

Nënkryetari i PD Oerd Bylykbashi prej vitit 2020 kur marrëveshja e 5 qershorit u shkel nga PS duke ndryshuar në mënyrë të njëanshme sistemin, ka përsëritur nevojën për një sistem të ri zgjedhor.

Fakti që ky sistem duhet të iki e bën çështje prioritare, përsa na kërkon ne. Dhe në çdo rast ne do të vazhdojmë të këmbëngulim për rikthimin e koalicioneve siç kanë qenë”, tha ai.

Përtej nevojës për një sistem të ri zgjedhor, për Partinë Demokratike kanë rëndësi rekomandimet e OSBE ODIHR veçanërisht në lidhje me keqpërdorimin e burimeve shtetërore.

Shteti ka pushtuar zgjedhjet, Partia Socialiste është kthyer në parti shtet, dhe ne duhet të gjejmë mekanizmat për ta frenuar këtë gjë, për ta zbërthyer dhe për ta bërë inefektive dhe për të vënë penalitete gjykoj edhe të nivelit penal”, tha Bylykbashi.

Por  sipas bashkëkryetarit demokrat të komisionit të Reformës Zgjedhore Oerd Bylykbashi Shqipëria mund të realizojë një reformë zgjedhore konsensuale vetëm nëse ekziston vullneti politik nga mazhoranca socialiste për të respektuar marrëveshjet  e për të mos përdorur fuqinë e kartonave në parlament për ndryshuar në mënyrë të njëanshme kuadrin ligjor për zgjedhjet.

1 Komente

  1. F
    Feti Dema

    Z.Bylykbashi! Në PD nuk del bishti para sqeparit, apo jo? Z.Berisha ishte për 100 deputet dhe për senatin. Thuaj nuk na shkoi projekti i përbashkët për ndryshimin e rendit juridik ,dhe po kordinohemi për ujdi të reja. PD e PS janë dy parti të njëjtit spektër ,dy motra, bija të Partisë së Punës. Marrëveshje ka kur ka dy palë.

    Lini një Përgjigje