TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Nëntor 2025, 14:41

Sherri i Nokës me demokraten, reagon Berisha: Askush nuk mund të largojë zonjën nga partia!

Shkruar nga Pamfleti
Sherri i Nokës me demokraten, reagon Berisha: Askush nuk mund të
Kreu i PD, Sali Berisha

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi se anëtarja e PD, Anila Aliaj, nuk është përjashtuar nga partia pas debatit të ashpër me Flamur Nokën. Edhe pse Aliaj në një postim në rrjetet sociale u shpreh se ishte larguar, Berisha mohoi këtë, duke theksuar se Partia Demokratike është një forcë e hapur.

Më tej Berisha tha se Aliaj ka rrugën e hapur për ankesë ndaj padrejtësisë që mund të pretendojë se i është bërë.

“Ajo zonja që foli me Nokën nuk është larguar nga partia, askush nuk mund të largojë asnjë anëtar apo simpatizant se i tha këto Berishës apo Nokës.

Kjo nuk ekziston në këtë parti, zonja nuk mund të përjashtohet nga partia. Në rastin ekstrem se ndodhi, ta supozojmë, zonja ka rrugën të hapur për ankesën ndaj padrejtësisë që mund të pretendojë se i është bërë.

Ajo zgjodhi mediat, bëri një zgjedhje të saj, por në dijeninë time ajo nuk është përjashtuar, nuk ka asnjë vendim të asnjë forumi. Ne jemi PD e mendimit të lirë”, u shpreh kreu i PD.

 

sherri i nokës me demokraten reagon berisha

2 Komente

  1. l
    lumja

    lumja turp per ata demokrat qe meren me partin e tyre dhe skan kellqe te meren me Edin.se kan interesa nga ai Behuni me dk.dhe luftoni si ai dhe mos beni si gore,cfar keni ju palo demokrar qe beni ter,ver neper studje u bet meme si Basha qe e sbiti partin dhe dk.e bashkoj.Boll ze jeni ber te cpifur ju te ashtu te auajtur demokrat,por kerkoni te hani rushin dhe se kapet dot Mos haro ti Saljan drurin qe perdore ti ndaj demokrateve.Populli nuk haro more dhender,turp.turp.

    1. V
      Vlora

      "Forcë e hapur", por me lista të mbyllura!

      Lini një Përgjigje