TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Maj 2025, 22:58

“Jemi partia e tretë në vend”, Agron Shehaj: Marrim 10 mandate më 11 Maj!

Shkruar nga Pamfleti

“Jemi partia e tretë në vend”, Agron Shehaj: Marrim 10

Kryetari i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj u shpreh se partia që ai drejton është partia e tretë në vend dhe synon të marrë mandate në Tiranë dhe jashtë saj.

Shehaj shprehet hapur dhe tepër optimist se partia që ai drejton do të marrë më 11 maj të paktën 10 deputetë, në Tiranë dhe qarqe të tjera.

“Kërkuam të bëjmë një fushatë perëndimore, moderne, t’u flisnim njerëzve të ndershëm dhe punëtorë. Shkuam nëpër biznese, u paraqitëm vizionin tonë. Kërkuam se si mendojmë ne se si zhvillohet Shqipëria. Ndryshimi vjen vetëm përmes rritjes ekonomike. Besojmë se Shqipëria do të pasurohet nëse sipërmarrësit bëjnë biznese, i rrisin, të jetojnë në Shqipëri dhe çdo e mirë vjen nëse ekonomia rritet. Kjo na dallon nga të tjerët që thonë sa para do të japin, por nuk thonë se ku do t’i marrin këto para.

Ne jemi qartësisht partia e tretë në vend. Sigurisht marrim mandate në Tiranë dhe presim të marrim mandate edhe në qarqet që kanë mbi 10 deputetë. Sondazhet na japin edhe mbi 10 për qind të votave që janë disa mandate në Tiranë dhe në qarqe. Nëse një parti e re do të marrë mandate jashtë Tiranës, ajo është partia “Mundësia”. Do të preferoja të mos merresha me numra. Nuk do të them numra”, tha Shehaj në emisionin “Të Paekspozuarit”.

Lini një Përgjigje