TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Maj 2025, 22:23

"Pse PD nuk publikon sondazhet e veta?", Spahiu: Berisha, humbje madhështore më 11 Maj

Shkruar nga Pamfleti

"Pse PD nuk publikon sondazhet e veta?", Spahiu: Berisha, humbje

Juristi Kreshnik Spahiu ka deklaruar se sondazhet e nxjerrin Partinë Socialiste forcë fituese. Sipas tij, PD nuk publikon sondazhet e veta për zgjedhjet pasi del me humbje madhështore.

Ai shprehet se në zgjedhjet e 11 Majit nuk ka garë ndërsa shton se partitë e reja mund ta tronditin establishmentin PS-PD.

“Edi Rama në zgjedhjet e kaluara kur ka shkruar rezultatin ka dal blof apo e ka kapur atë shifër. Nëse ai thotë fitore dhe merr humbje s’ka vlen që të diskutojmë, ama nëse ai merr në zgjedhje një plus dhe një minus nga parashikimet që ka bërë, kjo për ata që të janë të gëzuar duhet që të gëzohen. Ka një situatë të dukshme në vend që askush nuk thotë që PD do të dalë mbi PS pra që do të thotë se nuk ekziston gara. Edhe sondazhet nxjerrin thellë fitoren e PS.

Një parti që paguan 6 mln dollarë për lobim të paguajë një sondazh dhe të thotë besoni këtë sondazhin që kemi financuar ne dhe mos besoni sondazhet e PS. Ose i kanë bërë sondazhet dhe si nxjerrin. Ajo që s’më pëlqen tek Rama s’ishte nga 78 deri 88, nëse ai ka një organizim perfekt të strukturave duhet që të ketë një informacion më të saktë se sa të lëvizë me 10. Unë mendoj se këtë luhatje e kanë bërë partitë e reja. Partitë e reja mund ta trondisin establishmentin PS-PD. Këto janë zgjedhje që s’kanë garë”, tha ai për “Report Tv”.

Lini një Përgjigje