Politike29 Shkurt 2024, 13:18

"Jeni 70 vite pas"/ Rama sfidon BERZH: Brenda 5 viteve ose pak më shumë Shqipëria do jetë pjesë e BE

Shkruar nga Pamfleti
"Jeni 70 vite pas"/ Rama sfidon BERZH: Brenda 5 viteve ose pak më
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme në një konferencë të përbashkët me Komisionerin për Zgjerimin, Oliver Varhelyi tha Shqipëria do të anëtarësohet në BE  pas 5 viteve ose pak më shumë.

Ndërkohë sipas raportit të BERZH, Shqipërisë do t’i duhen deri 70 vjet për të arritur standardet e jetesës së BE-së.

‘Ajo që ka të bëjë me thelbin jo me procedurën ne vazhdojmë të punojmë çdo ditë me komisionin. Sipas pikëpamje sonë është e rëndësishme pasi po bëjmë punën. Do ta vazhdojmë ta bëjmë këtë gjë. Kemi nisur dhe jemi shumë të kënaqur me modelin e IA për përkthimin, i cili është shumë bindës. Kjo do të na bëjë të fitojmë shumë kohë. Kur procesi të hyjë në fazën tjetër do të kemi shumë të përparuar. Në planin e rritjes ka tregues të qartë. Më së shumti shteti i së drejtës, kemi ecur përpara sa i takon shtetit të së drejtës. Kjo na dha shumë avantazh. Mos harroni ne ishim të bllokuar dhe komisioni ka luftuar shumë me shtete anëtare për të nisur negociata, kemi humbur kohë. Ashtu siç tregon procesi i kontrollit kemi punuar ndërkohë. Kemi punuar, nuk jemi në momentin përfundimtar. Anëtarësimi do të vijë shpresoj uroj pas 5 apo pak më shumë viteve. Dhe pastaj mund të shqetësohemi se dikush na shqetëson. Për ne është e rëndësishme që be të funksionojë këtu.’, tha Rama.

Rama ka theksuar se gjithashtu se Plani i ri i Rritjes është një platformë kyçe për të përshpejtuar hyrjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. 

Për ta ilustruar këtë, Rama iu referua remitancave dhe pikërisht dërgesave nga emigrantët për familjet e tyre në Shqipëri dhe 5 vendet e tjera, duke thënë se me njehsimin e kostove të transaksioneve do të kursehet gjysmë miliardë euro.

“Të gjithë ne në Ballkanin Perëndimor biem dakord që BE nuk po bën vetëm punë  e zakonshme por po shkon një hap më tej për t’u bashkuar me ne, për të na ndihmuar në rritjen dhe integrimin tonë me një plan të ri të rritjes që është faktikisht rezultat i nxitjes nga ana jonë për tu dëgjuar dhe kuptuar, sa i përket argumenteve dhe ideve tona. Falë këtij shkëmbimi pikëpamjesh kemi arritur këtë objektiv shumë të rëndësishëm, që të fusim në procesin tradicional diçka të re, që është mjaft konkrete dhe që mund të na çojë në një nivel tjetër shumë më shpejt.

Solla shembullin e kostos së transaksioneve financiare. Ne në Shqipëri por edhe në të gjitha vendet e rajonit kemi shumë njerëz që jetojnë jashtë, dhe vazhdojnë të ndihmojnë familjet e tyre në atdhe. Për çdo para që ata dërgojnë është 6 herë më e lartë se kostoja e transaksionit midis anëtareve të BE-së. Plani i rritjes do ta çojë këtë kosto në të njëjtin nivel me të shteteve anëtare. Vetëm me këtë kursejmë gjysmë miliardi euro, drejt e nga xhepat e qytetarëve tanë dhe bizneseve tona. Kjo është vetëm një prej benefiteve nga plani i rritjes, që na jep mundësinë të kemi kushte dhe procese krejt të njëjta si vendet e BE-së.”, tha Rama.

 

edi rama