Protesta, më e gjata në historinë e demokracisë. Çfarë do të arrijë revolta e qytetarëve në raport me këtë klasë politike?
Linçimi i protestuesve për "review" në biznese dhe skandali me përgjegjësinë ligjore. "The Albanian Files", a e kompromenton ligjërisht Kryeministrin Rama? Çfarë do të prodhojë kallëzimi i tij në SPAK?
Raportimi i Klodjan Brahos në Kuvend për bilancin e SPAK... Dosja "Aruba" dhe pse nuk po shkohet te Kryeministri? Protesta po kërkon dorëheqjen dhe ndihmën e SPAK, a do të shkojë ky i fundit te i pari i Qeverisë?
Çfarë kanë në dorë agjencitë ligjzbatuese të huaja?
Po me "call center"-at, pse nuk po guxohet të shkohet në majë?
Gjyqet e bujshme të zyrtarëve e ish-zyrtarëve dhe çfarë pritet të ndodhë?
Këto dhe të tjera në "Të Pashoq", i ftuar avokati i njohur Arben Llangozi.
Na ndiqni, sonte ora 21:00.
Mos harroni pyeteni avokat Llangozin edhe për mediat e kapura që kanë marrë para nga inceneratorët apo kanë marrë projekte ndërtimi nga qeveria dhe bashkia, kanl marrë fonde apo prona publike, pse nuk hetohen nga Spaku? Cili oligark është hetuar nga Spaku, dhr cili është dënuar? Se që sistemi është i kapur dihet. Por sistemi nuk përbëhet vetëm nga politika, (apo vetëm nga Rama, Olsi e Saliu). Sistemi mbahet në këmbë edhe nga mediat e propagandës, mediet që i bëjnë lavazh mediatik figurave politike të korruptuara; nga oligarkët, nga krimi i organizuar (paratë e drogës që pastrohen kryesisht në kulla). Prandaj po të bëhet drejtësi tamam, kthehemi në pikën zero, pra sikur sapo kemi dalë nga komunizmi më 90. Në 36 vite ça krijoi elita politke e korruptuar? Autokraci, korrupsion, medie të kapura, firma piramidale, universitete piramida, mungesë meritokracie, pabarazi sociale, shpopullim. Është një sistem i tërë i korruptuar politikë-media-oligarki-krim, që funksionon si ingranazh. Sistemi nuk bie se hoqe një hallkë apo një pjesë të një hallke.