TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Prill 2026, 22:11

Ju refuzua kandidimi, reagon Salianji: PD pasuri e shqiptarëve, jo pronë private e disa individëve

Shkruar nga Pamfleti
Ju refuzua kandidimi, reagon Salianji: PD pasuri e shqiptarëve, jo
Ervin Salianji

Kur ndalohet gara, nuk mbrohet partia por mbrohen interesat e ngushta të një grupi që vetëm ka frikë: ka frikë nga vota, ka frikë nga drejtësia, ka frikë nga e kaluara...

Ervin Salianji ka reaguar pasi nuk iu pranua kandidimi për kryetar të Partisë Demokratike, duke e cilësuar vendimin si një akt të paprecedentë në historinë politike.

Në një postim në Facebook, ai thekson se refuzimi i dokumenteve të kandidimit nuk është thjesht një çështje procedurale, por sipas tij tregon se partia po trajtohet si pronë personale.

Partia Demokratike është pasuri e shqiptarëve. Ajo nuk mund të jetë pronë private. Sot u konsumua një akt i padëgjuar ndonjëherë në historinë politike: refuzimi i pranimit të dokumenteve të kandidimit për kryetar të Partisë Demokratike.

Ky nuk është thjesht një vendim procedural. Është prova më e qartë se Partia Demokratike po trajtohet si pronë personale dhe jo si një aset publik i ndërtuar me sakrificë nga mijëra demokratë”, shprehet Salianji.

Ai shton se ndalimi i garës nuk mbron partinë, por interesa të ngushta, ndërsa thekson se kërkesa e tij ka qenë për votë dhe garë të hapur.

"Kur ndalohet gara, nuk mbrohet partia por mbrohen interesat e ngushta të një grupi që vetëm ka frikë: ka frikë nga vota, ka frikë nga drejtësia, ka frikë nga e kaluara. Unë nuk kam kërkuar privilegje. Kam kërkuar garë. Nuk kam kërkuar emërim", shton ai.

Salianji e cilëson këtë vendim si refuzim jo vetëm ndaj tij, por ndaj çdo demokrati që beson në një parti konkurruese, duke e quajtur situatën “uzurpim të funksioneve”.

"Kam kërkuar votë. Kjo është demokracia dhe vetëm kështu Partia Demokratike mund të rikthehet fituese! Ky nuk është refuzim ndaj meje, por është refuzim ndaj çdo demokrati që beson se kjo parti duhet të jetë e hapur, konkurruese dhe fituese. Praktikisht është uzurpim i funksioneve! Kjo është një betejë për parim, jo për post. Dhe kjo betejë nuk mbaron sot. Sepse Partia Demokratike është më e madhe se çdo individ që tenton ta mbajë peng", përfundon ai.

 

salianji pd

2 Komente

  1. R
    Romeo

    Është pasuri e Shqiptareve, por TI duhet të presesh të kalojne pesë vjet, sepse je i dënuar!

    1. T
      Tironci

      Po cfare pret o Salianj? Shko hidhe ne gjyq se qendron ne krye te partise ilegalisht duke qene se i ka mbaruar mandati. Lere gjykaten ta nxjerri me shkelma ng PD se nuk ka si shpeton nga neni Basha.

      Lini një Përgjigje