Akt-Ekspertimi i zyrës juridike amerikane “Nixon Peabody”, që ka dalë në konkluzionin se SPAK ka përdorur urdhra politikë e jo prova, do ta rrëzojë akuzën goditëse kleinteliste ndaj ish-ministrit Arben Ahmetaj, por nuk do ta shpëtojnë nga skenari i Bablokut, për ta nxjerrë nga parlamenti, plan që e paralajmëroi Bledar Çuçi...
Cështja e Arben Ahmetajt është makth për kryeministrin Edi Rama, ngaqë e ka urdhëruar dhe gatuar vetë skenarin e procedimit penal dhe urdhër-arrestin për të, fillimisht duke e shkarkuar nga detyra, nga postet partiake e “de facto” duke e larguar nga PS.
Babloku i mbërthyer nga psiko-delirizmi i sundimtarit, mendoi që në vend të vetes, Ëngjell Agaçit e Lali Erit, të bënte “kurban” Arben Ahmetajn, por i doli huq, mbasi si ish-Ministër i Financa-Ekonomisë, ai e ka refuzuar koncesionin e inceneratorit të Tiranës 4 herë me shkresa zyrtare.
Përballë dështimit të skemës, Babloku nëpërmjet Kadastrës, urdhëroi SPAK-un të dilte jashtë kornizës së akuzës për inceneratorët, dhe të përdorte pronësinë e banesave të ish-gruas e bashkëjetueses së Arben Ahmetajt.
Por zyra ligjore “Nixon Peabody-SHBA” me ekspertë ish-prokurorë federalë dhe ish- investigues të institucioneve ligjzbatuese amerikane, kanë skanuar akt-akuzën që ka hartuar SPAK, duke konkluduar se gjithë zinxhiri i veprimeve hetimore, është jashtë objektit të akuzës dhe të orientuara politikisht.
E vetmja goditje hakmarrëse, që i ka mbetur Edi Ramës ndaj ish-ministrit Arben Ahmetaj, është akti partiak e administrativ, për ta larguar nga parlamenti, skemë të cilën e nisi me vendimin anti-kushtetues për t’i ndërprerë pagën si deputet.
Por hileja e Bablokut për t’u hakmarrë ndaj Arben Ahmetajt, po vazhdon duke qëndruar në pritje deri më 10 janar 2024, për t’i hequr mandatin e deputetit, gjë të cilën do ta realizojë sipas nenit 71 të Kushtetutës, që thotë se deputetit i hiqet mandati kur mungon 6 muaj radhazi pa arsye.

Më 10 janar, deputeti Arben Ahmetaj plotëson 6 muaj mungesë në seanca parlamentare dhe komisionet e Kuvendit, por gjatë kësaj periudhe, finoku Edi Rama nuk e ka përjashtuar nga Grupi Parlamentar i PS, për të mos u shfaqur si inskenues i sulmit penal ndaj tij.
Pas seancës së ditës së hënë për buxhetin, kreu Grupi Parlamentar i PS, Bledar Çuci, pyetjes së gazetarëve, se përse nuk po përjashtohet Arben Ahmetaj nga grupi parlamentar, iu përgjigj: - Këto gjëra i dinë forumet partisë, por ju garantoj se do zbatohet ligji.
I vetmi ligj për rastin Ahmetaj, është Kushtetuta e cila përcakton, se mandati i hiqet pas 6 muajve mungesë në Kuvend; afat të cilin është në pritje të zbatojë Edi Rama pas datës 10 janar 2024, duke urdhëruar nisjen procedurave për ta larguar nga parlamenti.
Por Babloku, nuk mund të ndalojë, të zhduk apo ndryshojë dot akt-ekspertimin e zyrës juridike amerikane “Nixon Peabody”, që ka faktuar skenarin e tij për të çuar në burg Arben Ahmetajn, skenar që bën “muuu” në akuzën goditëse klienteliste të SPAK./Pamfleti
Lini një Përgjigje