Arben Ahmetaj

17 Janar 2019, 19:4619:46Aktualitet

6 Qershor 2018, 08:2208:22Aktualitet
Edi Rama dhe Arben Ahmetaj rinisin pazaret për grabitjen e Spitallës së Durrësit, në “tepsi” është edhe Ilir - Aktualitet
Aktualitet31 Mars 2018, 10:46

Edi Rama dhe Arben Ahmetaj rinisin pazaret për grabitjen e Spitallës së Durrësit, në “tepsi” është edhe Ilir

Shkruar nga Pamfleti

Edi Rama dhe Arben Ahmetaj rinisin pazaret për grabitjen e Spitallës së Durrësit, në "tepsi" është edhe Ilir Meta

Si tentoi ‘Tigri’ i qeverisë t’u shiste kinezëve 500 hektarët tokë në Spitallë të Durrësit, kinezët dolën mashtrues dhe Ahmetaj u tërhoq me shpejtësi nga frika e burgut, tani ministri ka nisur sërish pazaret. Spitallën deshi ta shiste edhe Ilir Meta në vitin 2012, por dështoi. Luftë e ashpër me bajlozëve të korrupsionit për të përfituar nga pronat publike dhe private. 86 hektarë janë pronë private që do rrëmbehen. Në lojë janë 1.5 miliardë euro   

Qeveria e Edi Ramës, sipas raporteve të Kontrollit të Lartë të Shtetit, vjedh mesatarisht 850 milionë euro në vit ose ¼ e buxhetit të shtetit.

Vjedhje nuk konsiderohen vetëm paratë cash me anë të tenderave dhe mënyrave të tjera, por edhe koncesionet dhe shitja e pasurive publike.

Për pesë vite më radhë, Edi Rama ka rritur taksat, ka rritur borxhin, ka rritur korrupsionin, nuk ka bërë asnjë vepër të rëndësishme publike dhe po shpopullon vendin.

Këto tregues, të konstatuara në raportet e brendshme dhe të jashtme, kanë rrënuar Shqipërinë, duke pasuruar çetën në pushtet.

Për këtë arsye, OKB, para disa ditësh, e renditi Shqipërinë në listën e 20 vendeve më të korruptuara të botës.

Në vitin 2015, Edi Rama dhe Arben Ahmetaj tentuan të realizonin një nga grabitjet më të mëdha në historinë e vendit.

Arben Ahmetaj perceptohet nga opinioni publik si zyrtari më hajdut dhe mashtrues në Shqipëri. I vetëquajtur ‘hamshor’ dhe ‘Tigër’ i qeverisë, Ahmetaj, me lejen e Ramës, tentoi të rrëmbente bashkë me ca kinezë 500 hektarë tokë në Spitallë të Durrësit, për ta bërë park industrial.

Investimi duhej 1.5 miliardë euro, por doli se kinezët kishin vetëm 3 milionë euro dhe se merreshin me mirëmbajtjen e azileve të pleqve.

Ditët e fundit, Rama dhe Ahmetaj i janë rikthyer sërish këtij projekti. Për të gjetur investitorë është angazhuar vetë ‘Tigri’, por edhe ambasadorë.

Disa burime në qeveri thonë se pazari është arritur, ndërsa pritet vetëm që të bëhen formalitetet.

Rikthimi i këtij plani pritet të krijojë një konflikt të madh, pasi 86 hektarë tokë nga sipërfaqja në total prej 501.9 hektarësh në Spitallë të Durrësit, janë pronë private.

Prej disa vitesh, mes bajlozëve të korrupsionit në Tiranë ka nisur një lufte e ashpër se kush të përfitojë nga kjo zonë ekonomike.

Në vitin 2012, këtë zonë tentoi ta shiste Ilir Meta. Ky i fundit kërkoi që të favorizonte shoqërinë “Halilaj Group” të Bekim Halilit në koncesionin për zonën industriale në Durrës.

Halili ishte pjesë e video-skandalit të Ilir Metës, për të cilin e shpëtoi Gjykata e Lartë nga burgu. Ka dyshime të forta se Meta mund të jetë pjesë e pazarit të ri, pasi Ahmetaj dhe Meta bashkohen nga fije të shumta interesash.

Në vitin 2015, Arben Ahmetaj tentoi t’u jepte  501.9 hektarë tokë në zonën ekonomike të Spitallës dy kompanive kineze “Zhejiang Haiteng Investment Co., Ltd” dhe “Bejing Dongrun Tongbao Technology Co.Ltd”.

Pazaret nisën pas një vizite të Edi Ramës në Kinë. Por, shumë shpjet u zbuluan se dy kompanitë nuk kishin lidhje me këtë fushë si dhe plotësojnë kushtin kryesor të tenderit, që ishte kapaciteti financiar.

Investimi në Spitallë parashikohej të ishte 1.5 miliardë euro, ndërsa kapaciteti financiar i dy kompanive bashkë ishte rreth 3 milionë euro.

Gjithashtu, në tenderin për Spitallën përcaktohej se rreth 500 hektarë tokë do të jepeshin me koncesion për një periudhë 99-vjeçare.

Aktiviteti që synohej të zhvillohej ishte: Prodhuese, industrial dhe agropërpunim; tregtar dhe magazinim mallrash, si dhe ofrimi i shërbimeve.

Por dy kompanitë kineze, nuk kishin lidhje fare me këto fusha. Një prej tyre merrej me mirëmbajtjen e azileve të pleqve, ndërsa tjetra merret me tregti.

Ahmetaj dhe Rama u tërhoqën, jo vetëm nga frika e burgut, por e kuptuan se nuk mund të përfitonin shuma të mëdha nga këta kinezë./Pamfleti.com

 


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

 

 

 

 

 

 

codramol
smile

Kryesore Edi Rama dhe Arben Ahmetaj në "tepsi" është edhe Ilir Meta rinisin pazaret për grabitjen e Spitallës së Durrësit