
Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Edvin Kulluri, ka komentuar situatën brenda Partisë Demokratike dhe lëvizjen e tij të fundit politike.
Kulluri foli për bashkëpunimin e tij me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, i cili u shpreh se ka marrë ftesë prej tij që prej nëntorit të vitit të kaluar dhe kjo tregon një reflektim dhe akt politik.
Në lidhje me situatën brenda PD-së, ai tha se tashmë janë dy parti, teksa shtoi se ish-kryeministri Sali Berisha nuk arriti dot të bashkonte PD-në.
“Qëndrimi im ndaj Bashës nuk është personal, por politik. Kam qenë i qartë që zgjedhjet nuk do fitoheshin që në vitin 2021, kjo për mungesën e besimit të shqiptarëve. Basha më ka ftuar të bisedojmë që prej nëntorit të vitit të kaluar. Ky insistim tregon se ka një reflektim serioz dhe të thellë. Prania e Kadillit si rival i Bashës është sinjal i qartë. Sot kemi dy PD dhe jo një. Do doja që të kishte një parti. Politika është dinamike. Ajo që them unë është se ky popull opozitar që nuk e do Berishën, kanë kryetar Bashën.
Pse u ktheva në PD? U ktheva, pasi kanë ndryshuar kushtet. Ky është veprim i drejtë besoj. Basha reflektoi kur më ftoi për diskutime, kjo tregon se ka një reflektim. Rithemelimi, më 6 mars dhe 14 maj, dështoi në mënyrë spektakolare për të rrëzuar qeverinë e Ramës. Çfarë e pengoi Berishën të fitonte në shtëpi, në Tropojë? Pse nuk fitoi? Apo në Kukës. Palët nuk e kanë parë të vërtetën në sy. Jemi në një situatë tjetër, kemi dy parti. Në momentin që Basha fton rivalët e vetë, tregon reflektim.
Berisha nuk arriti dot të bashkonte PD-në, çfarë do që të bëjë nuk fiton dot ato 100 mijë vota pasi ndarja është e qartë. Në këtë situatë me 2 parti çfarë do bëjmë? O do rrimë në shtëpi, ose do japim kontribut”, u shpreh Edvin Kulluri.
Lini një Përgjigje