
Humbja e thellë e PD në zgjedhjet e 11 majit dhe fitorja e PS kanë qenë në fokus të diskutimeve në emision ‘5 pyetjet nga Bababramo’, mbrëmjen e sotme në Report Tv.
Kandidati i Partisë Demokratike në Qarkun e Durrësit në zgjedhjet e 11 majit Aulon Kalaja, ka deklaruar se ka kundërshtuar rezultatin zgjedhor të 11 majit dhe se ka marr pamjet filmike të qendrave të votimit, ku sipas tij janë vënë re edhe parregullësi.
‘Unë kam kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve dhe kam kërkuar që të marr pamjet filmike. I kam marr tani dhe stafi im po analizon pamjet. Unë kam kërkuar pamjet filmike edhe të subjekteve politike edhe të kandidatëve dhe do ti çojmë në KQZ. Dhe nga ato pamje është kapur trafik i votave, edhe kalim nga PD tek PS. Ne nuk kemi kohë sepse na kanë lënë pak ditë në dispozicion. I mora pamjet pas një kalvari të gjatë dhe do të merrem me këtë punë që të shoh të gjithë procesin. Unë do ti shkojë deri në fund kësaj historie’, tha ai.
Kalaja ka deklaruar se rezultati i zgjedhjeve të 11 majit në qarkun e Durrësit është manipuluar nga grupe kriminale. Sipas tij, në këtë qark dy kandidatë janë të lidhur me krimin e organizuar.
‘Unë kam thënë SPAK që të vendos telefonin tim në përgjim për të parë nëse unë kam blerë ose jo vota. Unë pash që dy banda morën përsipër dy kandidatë dhe i mbushën me vota në qarkun e Durrësit. Ata kanë marr nga 21 mijë vota, pse si mora unë aq vota. Unë kam dal në fushatë në Fushë Krujë dhe kam dal njeriu më i votuar. A ka pasur banda, po ka pasur, por në qarkun Durrës bandat që kanë lëvizur aty kanë pasur një prezencë të madhe. Janë dy kandidatë të lidhur me krimin e organizuar’, tha ai.
Lini një Përgjigje