TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Tetor 2024, 19:25

“Ka pasur shoqërime nga policia”, Alizoti nga Bradasheshi: Nuk ka më njeri frikë nga burgu!

Shkruar nga Pamfleti

“Ka pasur shoqërime nga policia”, Alizoti nga Bradasheshi: Nuk

Protesta e opozitës është shoqëruar me tensione në rrethrrotullimin e Bradasheshit, ndërsa deputetët e Partisë Demokratike pretendojnë se ka pasur edhe shoqërime nga ana e policisë.

Po ashtu, deputetët thonë se protestuesit janë provokuar nga ana e policisë. Demokrati Tomor Alizoti u shpreh se askush nuk ka frikë më nga burgu, pasi njerëzit janë pa bukë.

“Ka pasur shoqërime, por nuk ka më njeri frikë nga burgu, njerëzit janë pa bukë. Edhe këta janë pa bukë”, tha Alizoti gjatë fjalës së tij.

Lini një Përgjigje