TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Tetor 2025, 14:51

‘Kam ambicien për kryetar të PD”, Spaho-Salianjit: Po të jesh burrë dil përballë Berishës, protestat nisi kur të piqen rrushtë

Shkruar nga Pamfleti

‘Kam ambicien për kryetar të PD”, Spaho-Salianjit: Po

Ervin Salianji, ish-deputet i PD-së, pak ditë më parë gjatë një interviste televizive deklaroi se ka ambicie për të marrë drejtimin e kësaj partie. Gjithashtu Salianji u shpreh se duhen organizuar protesta të fuqishme për rrëzimin e qeverisë.

Deklarata e Salianjit ka shkaktuar reagimin e një tjetër ish-deputeti Edmond Spahos, duke nxjerrë në pah përplasjen që kanë pasur mes dy ish-ligjvënësve të qarkut të Korçës prej vitesh. Si Salianji ashtu edhe Spaho kanë shfaqur një lloj rivaliteti mes tyre lidhur me atë se kush do e drejtonte Qarkun e Korçës. Gjatë kohës kur PD drejtohej nga Lulzim Basha, Salianji ka pasur pozita më të forta se Spaho, i cili ishte ndër emrat e parë që u rendit në krah të Berishës, kur ky i fundit nisi luftën me Bashën.

Në një postim në rrjetet sociale, Spaho shkruan se nëse Salianji është trim do duhet t’i dalë përballë Sali Berishën në garën për kreun e PD.

"Uaaaa... por kur do konkurrosh? Apo kur të piqen rrushtë? Ta mban? Dili Berishës përballë. Po me Mulin ke folur që do konkurrosh për kryetar partie? Lëri p*rdhët!

Lëre pastaj me ato protestat që na shkrive. Kur do i fillosh apo në Gusht kur të piqen rrushtë e rrushit?

Rregullo dhëmbët njëherë siç rregullove bukuranet e tjera pastaj llomotisim për protesta masive", shkruan Edmond Spaho.

‘Kam ambicien për kryetar të PD”, Spaho-Salianjit: Po

Lini një Përgjigje