TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Tetor 2025, 12:50

Zgjedhjet e 9 nëntorit, mbyllet afati për regjistrimin e kandidatëve; 12 emrat që synojnë 5 Bashki

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet e 9 nëntorit, mbyllet afati për regjistrimin e

Në 9 nëntor do të mbahen zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, ku qytetarët do të votojnë për zgjedhjen e kryebashkiakëve të rinj.

Në këtë garë, opozita e drejtuar nga Partia Demokratike do të mbështesë 5 emra që i përkasin shoqërisë civile, ndërsa në 2 nga 5 bashkitë do të garojnë nga 3 kandidatura.

Tashmë që është mbullur faza e regjistrimit të kandidatëve, në të 5 Bashkitë (Vlorë, Berat, Tepelenë, Mat dhe Cërrik) janë në garë 12 emra.

Socialistët e Edi Ramës kanë zgjedhur që në 9 nëntor të përfaqësohen në të 5 bashkitë nga emra që i përkasin forcës së tyre politike. Në të gjitha bashkitë ku do të mbahen zgjedhjet, me përjashtim të Vlorës ku kryetari u dorëhoq, në të tjerat kryebashkiakët u kandiduan nga Edi Rama për deputet në zgjedhjet e 11 majit, ccka solli edhe largimin e tyre nga funksioni që mbanin.

Zgjedhjet e 9 nëntorit mund të konsiderohen si një lloj testi për formulën që opozita zgjodhi të garojë në zgjedhje, duke shmangur në këtë mënyrë emra nga rradhët e saj, ndërsa mbështeti kandidatura të shpallura si të pavarur.

Në dy bashkitë ku ka nga 3 kandidatë, bie në sy fakti se në Cërrik, ‘Shqipëria Bëhet’ garon me një emër të zgjedhur prej saj, ndërsa në Mat, kandidatja e 3-të është Suzana Pasha, një prej drejtueseve lokale të PS-së, e cila deklaroi garimin si e pavarur pasi socialistët e Ramës zgjodhën si kandidat zyrtar Altin Bojnin.

Kanë depozituar dokumetacion kandidimi:

1.Bashkia Vlorë, propozuar nga zgjedhësit z. Dionis Sota;

2.Bashkia Vlorë, propozuar nga Partia Socialiste zj. Brunilda Mersini;

3.Bashkia Berat, propozuar nga zgjedhësit Pavlo Shkarpa;

4.Bashkia Berat propozuar nga Partia Socialiste z. Ervin Ceca;

5.Bashkia Cërrik, propozuar nga Partia Socialiste z. Florenc Doka;

6.Bashkia Cërrik, Partia “Lëvizja Shqipëria Bëhet” z. Eligert Hima;

7.Bashkia Cërrik, propozuar nga zgjedhësit Amarildo Hoxha;

8.Bashkia Mat, propozuar nga Partia Socialiste z. Altin Bojni;

9.Bashkia Mat, propozuar nga zgjedhësit z. Eduart Brahilika;

10.Bashkia Mat, propozuar nga zgjedhësit zj. Suzana Pasha;

11.Bashkia Tepelenë, propozuar nga zgjedhësit, z. Gabriel Guma;

12.Bashkia Tepelenë, propozuar nga Partia Socialiste z. Gramoz Sako;

Lini një Përgjigje