TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Tetor 2023, 12:11

“Kambanë alarmi”, Andoni: Pse Rama dhe Kurti duhet të uleshin bashkë në stadium!

Shkruar nga Pamfleti

“Kambanë alarmi”, Andoni: Pse Rama dhe Kurti duhet të

Gazetari Ben Andoni u shpreh se Edi Rama duhet të ulej afër Albin Kurtit në stadium gjatë përballjes Shqipëri-Çeki.

Sipas tij, zonja Linda Rama duhej sakrifikuar në mënyrë që të ishte homologu kosovar ai që të ulej krah kryeministrit shqiptar.

Unë besoj që një protokoll mund të sakrifikohej gruaja e kryeministrit shqiptar thjesht për të qenë zoti Kurti. Unë isha në stadium dhe po të ndiqnit retorikën dhe frymën nacionaliste që ishte brenda në stadium e tregon realisht që ndarja jonë është shumë e thellë.

Kjo është tamam një kambanë alarmi dhe mua s’më duhet as retorika e zotit Rama që kjo retorikë zë shumë vend sepse njerëzit që ka përballë janë më shumë nacionalistë kokë bosh, ashtu siç është dhe zoti Rama në shumë momente, që nuk e njeh fare Kosovën, më vjen keq ta them, paçka sasisë së informacionit të madh që ka dhe ndërkohë dhe zoti Kurti i takon të bëjë disa hapa më normalë drejt Tiranës. Ka ikur koha e protagonizmit, ne gjendemi përballë vështirësive shumë të mëdha të së ardhmes,” – u shpreh Andoni për Euronews.

Kujtojmë se Albin Kurti shoqërohej nga zv. kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi dhe djali i komandantit legjendar Adem Jashari, Lulzim Jashari.

rama albin kurti ndeshja ceki shqiperi

Lini një Përgjigje