TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Nëntor 2025, 16:32

Kancelari Merz mesazh Putinit: Ndalo sulmet, s'ke asnjë shans për të fituar këtë luftë!

Shkruar nga Pamfleti

Kancelari Merz mesazh Putinit: Ndalo sulmet, s'ke asnjë shans për

Kancelari gjerman, Friedrich Merz deklaroi sot se SHBA-ja nuk duhet të anashkalojë europianët në negociatat me Rusinë për Ukrainën, teksa theksoi se çdo marrëveshje kërkon dakordësinë evropiane.

Gjatë fjalimit në parlamentin gjerman, ai tha se europianët duan të shohin një fund të luftës në Ukrainë sa më shpejt të jetë e mundur.

Lideri gjerman theksoi se çdo marrëveshje e negociuar mes “fuqive të mëdha” pa pëlqimin e Ukrainës dhe pa pëlqimin e Europës, nuk do të sigurojë një paqe të qëndrueshme.

“Në këtë moment fatkeq për Ukrainën, për Europën dhe për aleancën tonë me SHBA-në, dua gjithashtu të bëj të qartë se: çështjet evropiane mund të vendosen vetëm me dakordësinë e Evropës”, pohoi Merz.

“Europa është një aktor sovran që ndjek interesat dhe vlerat e saj. Dhe në të gjitha këto zhvillime, nuk duhet të harrojmë se: kjo luftë mund të përfundojë nesër nëse Rusia ndalon sulmet dhe tërheq trupat nga territori i huaj”, shtoi ai.

Lideri konservator mirëpriti ndryshimet e bëra në planin fillestar me 28 pika të presidentit amerikan, Donald Trump pas bisedimeve mes delegacioneve të SHBA-së, Ukrainës dhe Evropës në Gjenevë të dielën.

“Bashkimi tani është thelbësor, bashkimi në Evropë, bashkimi me Ukrainën dhe bashkimi në aleancën transatlantike”, deklaroi Merz, duke shtuar se vendet perëndimore duhet të ushtrojnë më shumë presion ndaj Presidentit rus Vladimir Putin dhe ta detyrojnë Kremlinin të ulet në tryezën e negociatave.

Lini një Përgjigje