TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Nëntor 2025, 15:23

“Regjistrimin nxirre menjëherë”, Berisha rrëfen bisedën me Dritan Priftin për bllokun e Ilir Metës

Shkruar nga Pamfleti

“Regjistrimin nxirre menjëherë”, Berisha rrëfen

Sali Berisha ka reaguar pas kërkesës që Ilir Meta i dërgoi SPAK për t’u thirrur si dëshmitar për 21 Janarin. Berisha deklaron se Meta ka ardhur në zyrën e tij rreth datës 14 ose 15 janar dhe i ka komunikuar dorëheqjen.

Berisha pohon se Meta ka thënë se nuk pranon të paraqitet në prokurori si zv.kryeministër. Ky detaj i ri rihap debatin mbi rolin e figurave kryesore qeveritare në ditët që paraprinë protestën ku u vranë katër qytetarë.

Berisha përmendi edhe një takim me Dritan Priftin para se të publikohej videoja e përgjimit mes Priftit dhe Metës për çështjet në Ministrinë e Energjetikës.

Ai thotë se Prifti i ka kërkuar një pozicion të ri dhe se e ka paralajmëruar për një regjistrim. Berisha tregon se i është përgjigjur me fjalët regjistrimin nxirre menjëherë.

Sali Berisha kryeministër, së pari kishte dëgjuar Dritan Priftin që i kërkonte ta emëronte në një detyrë tjetër të rëndësishme ose përndryshe ka një regjistrim. I thashë nxirre sapo të dalësh nga dera e zyrës time. Kurrë nuk më merr mua pushtetin. E dyta, kishte një shkresë të firmosur nga pronari i një kompanie që kishte fituar me gjyq të drejtën e koncesionit të një hidrocentrali. Ky zotëri shkruante se nga moszbatimi i vendimi të gjykatës kompania humbi 70 mijë euro”, tha Berisha.

 

1 Komente

  1. p
    pretorian

    Shqiperia eshte kenete, eshte gjiriz. Keta te dy jane shembelltyra tipike, jane prototipat, jane simbolet e kenetes dhe gjirizit malokianoislamike te shoqerise shqiptare. Keta te dy, dhe te singjashmit e tyre, duhej te pushkatoheshin shoqerisht, moralisht dhe politikisht. Nje malok Skrapari, i ri, spiun, me prirje morale, politike dhe shoqerore te cunguara, te deformuara, te pista. Nje i ri hajdut, spiun, dallaveraxhi, vrases, maskara, pis si Ilir Meta, i cili formoi nje duet formidabel me nje malok tjeter tribal, islamik, vrases, i paburre, egoist, legen, plehre, hajdut si Sali Ram Sheqere Berisha. Kush eshte ajo shoqeri, qe voton nje legen, nje figure groteske dhe idiote si Sali Berisha, pasi ai ka vrare, vjedhur, plaçkitur, genjyer, dhe plakur nga hallet dy breza te tere shqiptaresh, pasi u morri dhe gjene me te shtrenjte shqiptareve, pronen me ligjin 7501? Vetem nje shoqeri kenete dhe gjiriz pranon dhe voton kerma, si keta te dy.

    Lini një Përgjigje