TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Mars 2025, 17:41

Kandidatët e PD, ja emrat e sigurtë sipas qarqeve; ç’po ndodh në selinë e demokratëve

Shkruar nga Pamfleti

Kandidatët e PD, ja emrat e sigurtë sipas qarqeve; ç’po

Kryesia e PD-së, e cila u mblodh rreth orës 17:00, po miraton listat e kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 11 majit.

Nga raportimet mësohet se shumë prej deputetëve aktualë do të garojnë në listat e hapura, përfshi këtu edhe Edmond Spahon, Dhurata Çupin dhe Jorida Tabakun. Gjithashtu në listë të hapur do të jetë edhe Dashnor Sula, i cili më herët deklaroi se nuk ishte pjesë e listës së kandidatëve për deputet.

Lista e Tiranës do të kryesohet nga Sali Berisha, kreu demokrat, ndërsa në të rikthehet në një vend të sigurtë Jozefina Topalli, e cila prej 2017 nuk ishte më pjesë e Kuvendit të Shqipërisë.

Në listën e mbyllur të Elbasanit bie në sy fakti se emri i propozuar nga PL-ja, Edmond Haxhinasto, renditet i dyti, ndërsa Dashnor Sula, ashtu sikundër ishte paralajmëruar nuk është në listën e sigurtë. 

Në listën e Durrësit, emri i propozuar nga PAA renditet i 4-ti, ndërsa në Fier emri i propozuar nga PL renditet në vendin e 2-të. 

Në listën e hapur të Tiranës kandidojnë mes të tjerëve edhe Dhurata Çupi, Jorida Tabaku, Grigels Muçollari, Dorjan Teliti, Ilir Alimehmeti, Ilir Meta dhe Shpëtim Idrizi.

Lista e mbyllur e Durrësit

Oerd Bylykbashi
-Gent Strazimiri
-Manjola Luku
-Artan Luku (PAA)
-Igli Cara

Lista e mbyllur e Korçës

Ivi Kaso

Ledina Aliolli

Bledjon Nallbati

Lista e mbyllur e Fierit

-Gazment Bardhi
-Luan Baçi
-Brunilda Haxhiu (PL)
-Eduart Sharka
-Saimir Korreshi

Lista e mbyllur e Elbasanit

-Tomor Alizoti
-Edmond Haxhinasto
-Klodjana Çapja
-Blendi Himçi
-Aurel Bylykbashi

Lista e mbyllur e Tiranës

-Sali Berisha
-Edi Paloka
-Albana Vokshi
-Belind Kellici
-Flamur Noka
-Jozefina Topalli
-Besart Xhaferri
-Fatmir Mediu
-Erisa Xhixho
-Klevis Balliu 
-Mesila Doda
-Tedi Blushi   

Lista e mbyllur në Gjirokastër

-Tritan Shehu

Lista e mbyllur në Kukës

-Flamur Hoxha

Lista e mbyllur Qarku Berat

-Eno Bozdo

-Zija Ismaili

Lista e mbyllur e Lezhës

-Agron Gjekmarkaj

-Elda Hoti

Lista e mbyllur e Shkodrës

-Luçiano Boçi
-Greta Bardeli
-Ramadan Likaj
-Kliti Hoti

Lista e mbyllur Qarku Vlorë

-Bujar Leskaj

-Ina Zhupa

-Vangjel Dule

Lista e mbyllur Qarku Dibër

-Xhelal Mziu

-Denisa Vata

(Vijon)  /Pamfleti/

Lini një Përgjigje