TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Qershor 2023, 21:26

Kaosi në PD, Azgan Haklaj akuza të forta: Gjekmarkaj, Bardhi e Tabaku nën shantazhin e Berishës

Shkruar nga Pamfleti

Kaosi në PD, Azgan Haklaj akuza të forta: Gjekmarkaj, Bardhi e Tabaku

Ish-deputeti i PD-së Azgan Haklaj ka folur për rolin politik të Sali Berishës ndër vite. Ndërsa fliste për zgjedhjet e 14 majit dhe situatën brenda PD-së, Haklaj tregoi se si Berisha kërkoi që të asgjësohej PD-ja zyrtare me mosnxjerrjen e kandidatëve për kryetarë bashkie, pasi nuk arriti të marrë vulën dhe siglën në rrugë ligjore.

Berisha nuk qëndroi me Partinë Demokratike. Berisha në zhvillimet e fundit tregoi se kjo ka lidhje me interesat e tij personale. Kjo ndodhi pas sanksionimit të tij non-grata. Berisha denoncoi në Francë dhe tha se do ta kërkonte të drejtën e tij, pastaj përfshiu në këtë të gjithë partinë. Por Berisha në fakt është pa parti. Foltorja apo Rithemelimi nuk është një parti, është një lëvizje çartiste për të marrë ca vota dhe për të faktorizuar Metën dhe veten e tij. Partia Demokratike ishte parti misionare për të shembur komunizmin, por në gërmadhat e diktaturës u ndërtua një neodiktaturë. Por uroj që PD-ja të ringrihet me të djathtën moderne për të çliruar demokracinë.

Në vitin 2021-shin Basha mori 622 mijë vota dhe plus 80 mijë vota fletë të pavlefshme, që prodhonin disa mandate dhe në këtë formë u rrëmbye karrigia qeverisëse e Lulzim Bashës. Alibeaj mund të kandidojë dhe ta mbajë kreun e partisë. Bardhi mbajti financat gjatë zgjedhjeve, por KQZ ia dha këto financa pas zgjedhjeve. Zoti Bardhi sot sulmon ata që e kanë mbrojtur atë nga dhuna e zotit Berisha. Bardhi dhe Tabaku mbajtën qëndrime antistatutore dhe kolegji i kryetarëve u tradhtua. Berisha ushtroi dhunë verbale mediatike për të akuzuar ata që po kandidonin në PD që po i bënin dëm Rithemelimit. Pas dështimit për ta marrë me dhunë Berisha kërkoi mënyra të tjera. Në vendimin e gjykatës së Zhukrit rezulton se ka një përvetësim të paligjshëm të logos, vulës, stampës dhe ka formularë të falsifikuar. Kjo përbën një vepër penale. Nëse ne do të kishim kandidatët do të kishim tjetër rezultat.

Berisha foli kundër Partisë Demokratike. Berisha pas zgjedhjeve tha se kishte marrë 500 mijë vota, ndërkohë që kishte shantazhuar publikisht për të mos votuar Partinë Demokratike. Por edhe ato 500 mijë vota janë të PD-së zyrtare që u ndien të detyruar për të votuar opozitën. Nëse heqim votat e Vangjel Dules, PL-së apo Nard Ndokën, rezultati del që Berisha nuk është shumicë. Berisha nuk po i hap rrugë bashkimit, por vijon përpjekjet për të rrëmbyer vulën.

Tani po përdor shantazhimin e deputetëve të PD-së. Gjekmarkaj, Tabaku, apo Bardhi janë emra të rëndësishëm që janë tërhequr nga përgjegjësitë politike. Ata shprehen se janë jashtë palëve, por treguan se kanë punuar edhe jashtë kandidatëve. Por mos harrojmë që zoti Paloka i zbardhi përpjekjet që kishin bërë bashkë për të realizuar skenarin e zotit Berisha, asgjësimin e PD-së duke mos nxjerrë si kandidatë për kryetarë, por thjeshtë për këshillat. Por dasmë pa dhëndër nuk ka. Dhe dhëndri politik është kandidati për kryetar”, tha ai në emisionin “Shqip” nga Rudina Xhunga.

haklaj berisha shantazh

Lini një Përgjigje