TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Maj 2025, 21:32

KAS pranon kërkesën e Lapajt, hapet për rinumërim kutia e parë e 11 majit

Shkruar nga Pamfleti

KAS pranon kërkesën e Lapajt, hapet për rinumërim kutia e

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) ka vendosur të hapë një kuti votimi në qarkun e Vlorës, pas ankesës së depozituar nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”, i drejtuar nga Adriatik Lapaj. Vendimi u mor këtë të enjte, në mbledhjen e radhës të KQZ-së, dhe shënon precedentën e parë të hapjes së kutive të zgjedhjeve të 11 majit për verifikim të parregullsive të pretenduara.

Sipas ankesës së koalicionit të Lapajt, gjatë numërimit të votave janë konstatuar fletë që mungonin vulën përkatëse të komisionit, çka vë në dyshim vlefshmërinë e tyre. KAS pranoi të verifikojë përmbajtjen e kutisë për të sqaruar nëse ka shkelje që mund të kenë ndikuar në rezultatin për subjektin në fjalë.

Hapja e kutisë do të kryhet ditën e hënë, më 2 qershor, në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ky është rasti i parë konkret ku një ankesë e opozitës së re, përfaqësuar nga Lapaj, prodhon një akt institucional konkret në procesin zgjedhor pas 11 majit.

Ndërkohë, KAS ka përfunduar shqyrtimin paraprak të tre kërkesave ankimore të Partisë Demokratike për qarqet Berat, Gjirokastër dhe Vlorë. Vendimi është që në shqyrtimin administrativ të përfshihen edhe të dhënat e votimit nga jashtë vendit – një tjetër element që mund të ndikojë mbi rezultatin përfundimtar në këto qarqe.

Hapja e kutisë në Vlorë dhe përfshirja e votës së diasporës sinjalizojnë se beteja ligjore për zgjedhjet e 11 majit është ende e hapur – dhe që për disa subjekte, loja nuk ka mbaruar ende.

Lini një Përgjigje