TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Mars 2023, 11:40

Regjistrimi në zgjedhje, Celibashi: Vendimi për PD do të merret pasi të kalojë afati i 48 orëve

Shkruar nga Pamfleti
Regjistrimi në zgjedhje, Celibashi: Vendimi për PD do të merret
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi

Kreu i Komisionit Qendror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka reaguar pas shkresës së përfaqësuesit të Enkelejd Alibeajt për regjistimin e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 4 Majit.

Celibashi tha se vendimi për Partinë Demokratike do të merret pasi të kalojë afati i 48 orëve.

"Vendimin do ta marr pasi të mbarojë afati 48-orë për të bërë plotësimin e dokumentacionit.", tha Celibashi i pyetur nga gazetarët.

Ndërsa i pyetur se përse KQZ emëroi mbëmjen e djeshme komisionerët e PD, ai tha:

"Vendimarrja e KQZ e çfarë ndodh është në përputhje me parashikimet e kodit zgjedhor. Ajo u imponua nga rrethanat, nga procedurat që duhet të kryejë një komision. Nuk është rasti i parë që nuk bëhen në mbledhje publike. Janë bërë një pjesë, një pjesë jo.", tha Celibashi.

Partia Demokratike mëngjesin e sotëm ka njoftuar zyrtarisht kreun e KQZ, Ilirjan Celibashin se nuk do dorëzojnë dokument të firmosur nga Lulzim Basha.

Për Partinë Demokratike, Lulzim Basha ka ikur. Kryetari Enkelejd Alibeaj ka njoftuar përmes një shkrese zyrtare Celibashin, se Lulzim Basha është dorëhequr si kryetar i PD më 21 mars 2022 dhe dokumentacioni i paraqitur është i plotë.

Kreu i Komisionit të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi kishte vendosur një afat prej 48 orësh për Partinë Demokratike që Lulzim Basha të firmoste si kryetar partie deklaratën e Kodit Zgjedhor për tu regjistruar në zgjedhje, afati i cili skadon sot.

kërkesa nga alibeaj pd celibashi

Lini një Përgjigje