TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Mars 2023, 22:26

Celibashi bën një hap pas, pranon komisionerët e Alibeajt për 14 majin

Shkruar nga Pamfleti

Celibashi bën një hap pas, pranon komisionerët e Alibeajt

Ndonëse një ditë më parë bllokoi regjistrimin e PD-së në zgjedhjet e 14 majit, kreu i KQZ Ilirian Celibashi ka bërë një hap pas. Ai sot ka miratuar listën e komisionerëve të dërguar nga Enkelejd Alibeaj.

Në fund të janarit, në KQZ shkuan dy lista me logon e PD sa i takon anëtarëve të KZAZ-ve. Një listë ishte firmosur nga Sali Berisha dhe një nga Enkelejd Alibeaj. Të dy pretendonin se drejtonin PD dhe Celibashi nuk miratoi asnjë listë, pasi kërkonte të shprehej Gjykata e Apelit. Më 3 mars kjo e fundit foli dhe vula i mbeti Alibeajt. Një ditë më parë Celibashi u shpreh se Berisha nuk futet dot në zgjedhje dhe për këtë arsye sot ka miratuar komisionerët e Alibeajt.

Kjo është një lloj tërheqje nga ana e Kryekomisionerit, i cili një ditë më parë bllokoi që të futej në zgjedhje edhe PD e drejtuar nga Alibeaj. Ky i fundit dërgoi në KQZ një dokument, ku Basha ja kaloni atij partinë pas dorëheqjes. Por Celibashi u shpreh se në gjykatë Basha figuron ende kryetar dhe duhet një autorizim i ri për të konfirmuar që autorizimi është ligjor.

Alibeaj dhe grupi i tij nuk pranojnë, pasi sipas tyre, Basha është dorëhequr dhe nuk ka çfarë firmos më. Nga ana e tij, Celibashi dje kërcënoi se PD do mbetet jashtë zgjedhjeve nëse nuk vjen ai autorizim.

Sot pati dhe një mbledhje grupi nga deputetët pranë Alibeajt dhe u vendos që të ankimohet vendimi. Duket se tani e ka në dorë KAS të vendosë për fatin e PD. /Pamfleti

Celibashi bën një hap pas, pranon komisionerët e Alibeajt

celibashi komisionere pd

Lini një Përgjigje