
Ylli Rakipi deklaroi se PD nuk do të përfaqësohet nga asnjë eksponent, pasi i ftuari Klevis Balliu kishte kërkuar pas urdhrit të partisë, largimin nga studio të analistit Ergys Mërtiri, kërkesë që Rakipi nuk e ka pranuar.
Në nisje të emisionit "Të Paekspozuarit”, Rakipi sqaroi se të gjithë eksponentët e PD janë të mirëpritur në studio, por nuk mund të përcaktojnë panelin.
Ndërsa gazetari Andi Tela shprehet se opozita nuk e ka luksin të zgjedhë, pasi duhet të dalë kudo.
“Edhe një sekondë, edhe një minutë, duhet të shfaqen dhe të përballen”, tha ai.
Biseda në studio:
Ylli Rakipi: Pasi mori leje te drejtori i Komunikimit, Balliu kërkoi përjashtimin nga emisioni të Ergys Mërtirit. Duke qenë se këto kushte nuk mund të pranohen, Klevisi nuk është sot në studio.
Nikoll Lesi: Fakti që akuzojnë analistët dhe në vend të shkojnë me vrap deputetët në çdo studio, për të përçuar dhe për të mbrojtur idenë e opozitës… Më habit Klevisi, lidershipi duhet të çojë njerëzit në të gjithë mediat. Por kjo është mënyra e vjetër e lidershipit, edhe me atë flamurin që tundte në protestë...
Andi Tela: Opozita nuk ka luksin të zgjedhë, duhet të dalë kudo. Edhe një sekondë, edhe një minutë, duhet të shfaqen. Të përballen.
Enton Abilekaj: Nuk i takon PD-së të merret i paguan apo jo Rama analistët, kjo nuk i takon PD-së, kjo ka të bëjë me besueshmërinë te publiku. PD duhet të ndajë qëndrimet ndaj mediave. Nëse mendon se mediat janë të shitura, mund ti bojkotojë dhe të përdorë rrjetet sociale. Por nëse shkon në mediat, artileria e rëndë e Ramës, dhe nuk vijnë në studio të tjera…
Ergys Mërtiri: Unë kam qenë me PD kur kishte përballë Ramën, kam protestuar te Teatri. Kur këta u ndanë unë nuk bëhesha dot me Berishën, sepse e kam kritikuar që kur ishte në pushtet.
Lini një Përgjigje