TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Nëntor 2025, 20:49

Këshilli Bashkiak kërkesë SPAK-ut, kërkon pjesëmarrjen e Veliajt në mbledhjen e së premtes!

Shkruar nga Pamfleti

Këshilli Bashkiak kërkesë SPAK-ut, kërkon pjesëmarrjen

Pasi e shkarkuan dhe u rrëzuan nga gjykata, këshilltarët e PS kërkojnë praninë e Veliajt...

Këshilli Bashkiak i Tiranës, i ka bërë një kërkesë Prokurorisë së Posaçme dhe Drejtorisë së Burgjeve, ku kërkon praninë e kryebashkiakut Veliaj në mbledhjen e së premtes.

Këshilli mblidhet në datën 21 në orën 10.00 dhe në shkresë institucioni kërkon që kryebashkiaku të marrë pjesë sipas të drejtave që ligji ia garanton në raportet me Këshillin. Ironia është se ishin po këta këshilltarë që e shkarkuan dhe tani duan praninë fizike të tij. Nëse gjithmonë nuk është një manovër tjetër nga ana e tyre.

Në shkresën e dorëzuar shpjegohet se Ligji nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore” përcakton dy elementë kryesorë:

-Neni 58 pika 4 i jep kryetarit të Bashkisë të drejtën të marrë pjesë dhe të raportojë në mbledhjet e Këshillit.

-Neni 60 parashikon detyrimin e bashkëpunimit ndërmjet Kryetarit dhe Këshillit për çështjet e interesit publik.

Duke u mbështetur në këto dispozita, Këshilli kërkon praninë fizike të Veliajt. Në rast se kjo nuk mund të realizohet, kërkohet mundësimi i pjesëmarrjes në distancë përmes komunikimit online ose videokonferencës.

Sipas dokumentit, prezantimi i drafteve, buxhetit, raportimeve vjetore dhe çështjeve të administrimit lokal kërkon praninë e kryebashkiakut.

Këshilli shpreh gatishmërinë për të bashkëpunuar me institucionet përkatëse për çdo masë sigurie, protokolli apo aspekt logjistik që mund të kërkohet. Institucionet janë ftuar të japin me shkrim vendimin e tyre për kërkesën.

Kërkesa

Të nderuar përfaqësues të institucioneve,

Këshilli Bashkiak i Tiranës, në zbatim të detyrimeve të tij ligjore dhe me qëllim garantimin e funksionimit të rregullt institucional, ju drejtohet për të kërkuar mundësimin e pjesëmarrjes së Kryetarit të Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj, në mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak, e  cila do të zhvillohet ditën e premte më datë 21/11/2025, ora 10:00 në ambientet e Bashkisë Tiranë.

Sipas Ligjit nr. 139/2015 "Për Vetëqeverisjen Vendore", konkretisht:

Neni 58, pika 4, përcakton se Kryetari i Bashkisë ka të drejtë të marrë pjesë në mbledhjet e Këshillit Bashkiak dhe të raportojë.

Neni 60, përcakton bashkëpunimin e detyrueshëm ndërmjet Kryetarit të Bashkisë dhe Këshillit Bashkiak për çështje të interesit publik.

Duke qenë se pjesëmarrja e Kryetarit të Bashkisë është një e drejtë funksionale e garantuar me ligj, e nevojshme për prezantimin e drafteve, buxhetit, raportimeve vjetore dhe çështjeve të administrimit të njësisë së vetëqeverisjes vendore, ju kërkojmë që, nëse ndaj tij janë duke u zbatuar masa kufizuese, të vlerësohet:

 – lejimi i përkohshëm për pjesëmarrje fizike,

ose, nëse kjo nuk është e mundur,

 - mundësimi i pjesëmarrjes së tij nëpërmjet një modaliteti të përshtatshëm komunikimi (online, videokonferencë apo formë tjetër të aprovuar).

Këshilli Bashkiak është i gatshëm të bashkëpunojë plotësisht për çdo kërkesë sigurie, protokolli apo logjistike të institucioneve tuaja, me qëllim garantimin e një procesi ligjor, transparent dhe funksional.

Ju lutemi të na informoni me shkrim mbi vendimmarrjen tuaj, duke pasur parasysh rëndësinë e respektimit të funksioneve institucionale dhe të të drejtës së Kryetarit të Bashkisë për të raportuar para Këshillit Bashkiak.

Këshilli Bashkiak kërkesë SPAK-ut, kërkon pjesëmarrjen

Këshilli Bashkiak kërkesë SPAK-ut, kërkon pjesëmarrjen

 

1 Komente

  1. V
    Vari tebebet

    Ju e shkarkuar? Ju e KERKONI. Qe jeni ZAGAR e kuptoi? Gabim se zagaret e njohin te zotin, ju jeni kurva,bythshitur dhe skeni, llaf, bese,ide, kulture, pa lere ndërgjegjen. Jeni llum i vendit, te gjithë me kryetarët kryemafioze Saliu e Rames

    Lini një Përgjigje