TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Shtator 2025, 18:12

Kolegji Zgjedhor vulos 11 majin, rrëzon ankimimin e PD-së

Shkruar nga Pamfleti
Kolegji Zgjedhor vulos 11 majin, rrëzon ankimimin e PD-së
Kolegji Zgjedhor

PD kërkoi shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve, por Kolegji e rrëzoi këtë padi duke i konsideruar të rregullta këto zgjedhje.

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar sot padinë e Partisë Demokratike, duke i hapur rrugë certifikimit të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

PD kërkoi shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve, por Kolegji e rrëzoi këtë padi duke i konsideruar të rregullta këto zgjedhje.

Vendimi u mor me shumicë votash dhe nuk është i apelueshëm pasi ka formë të prerë.

Seanca në Kolegjin Zgjedhor kishte nisur që prej orës 10:00 të mëngjesit të sotëm.

Partia Demokratike, përmes përfaqësuesit të saj, Franc Nuri, kërkoi rrëzimin e vendimit të Komisionit Rregullatorit për shkak se vjen pas një procesi zgjedhor që opozita e quan farsë, me pretendimin e parregullsive në proces, përdorimin e administratës, burimeve shtetërore në zgjedhje etj.

Ndërkohë Kolegji Zgjedhor i ka kërkuar KQZ-së të sjellë vendimet e Komisionit për shpërndarjen e mandateve për 12 qarqet.

Ndërsa PS kërkoi si provë shtesë që KQZ bashkë me vendimet për shpërndarjen e mandateve të sjellë dhe kërkesat ankimore për të 12 vendimet.

Avokati Eridian Salianji kundërshtoi marrjen e këtyre provave me argumentin se nuk kanë lidhje me objektin e gjykimit, pasi janë vendime për të cilat ka formë të prerë.

Gjykata sipas tij po del jashtë procesit ligjor duke bërë një gjykim ekstra, pasi po gjymton vendime që nuk janë kërkuar nga palët.

Eridiani Salianji: "Kërkojmë një kopje të të gjithë provave të paraqitura. Meqë u sollën prova jashtë gjykimit të gjykatës. Dhe meqë vendimi për Tiranën është i gjykuar nga Kolegji dua dhe vendimin e kolegjit zgjedhor. Pra 12 vendimet e shpalljes mandatit dhe vendimet që kanë ndryshuar këto vendime".

Partia Socialiste fitoi 83 mandate deputetësh në zgjedhjet e 11 majit, duke marrë edhe një mandat të katërt qeverisës. Kurse Partia Demokratike mundi të merrte vetëm 50 vende në parlament.

kolegji zgjedhor pd 11 maji ankimim

Lini një Përgjigje