
Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu ka reaguar pas vendimit të GJKKO për masën ‘detyrim paraqitje’ për ish-kryeministrin Sali Berishën.
Ai shkruan se me tërheqjen e pasaportës diplomatike të ish Presidentit, ish-Kryeministrit po tentohet të izolohet kryetari i opozitës dhe të goditet vetë opozita.
Sipas tij, këto ndodhin vetëm në regjimet diktatoriale dhe në vendet më të errëta të botës.
“Mos u shqetësoni, Berisha nuk “arratiset”!
I tërhiqet “pasaporta” diplomatike ish Presidentit, ish Kryeministrit, deputetit, Kryetarit të opozitës.
Tentohet te izolohet Kryetari i opozitës, te goditet opozita vetë.
I hiqet e drejta e lëvizjes, e kontakteve politike kështu atij.
Pa asnjë vendim të Parlamentit, siç e kërkon Kushtetuta.
Për një çështje absurde, ku sidoqoftë ai nuk është as “aktor”.
Tentativë kjo për izolim të opozitës në tërësi, goditje primitive ndaj saj.
Ndodhira këto vetëm me regjimet diktatoriale ne vendet më të errëta të Botës.
Ndalohet si kriminel “me armë në dorë” në publik familjari i tij, për një çështje të pronës familjare.
Të shumë viteve më parë për të cilën mund të thirrej, komunikuar akuza e ndjekur normalisht si në çdo vend civil të globit.
Një show ky, që të kujton regjimin e kaluar kur njerëzit arrestoheshin në këto mënyra barbare për të terrorizuar popullin.
Që të bën të përmendësh e të kuptosh se “historia” më e errët e këtij vendi mund të ripërsëritet për të gjithë, nqs njerëzit mendojnë “larg b… time”!", shkruan ai.
Lini një Përgjigje