TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Prill 2023, 18:06

“Korrupsioni problem”, Yuri Kim goditje Ramës: Zbatoni rekomandimet tona, mos na kërkoni mendim sa për sy e faqe

Shkruar nga Pamfleti

“Korrupsioni problem”, Yuri Kim goditje Ramës: Zbatoni

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, i ka dhënë shuplakë qeverisë sa i takon klimës së investimeve, por dhe raporteve me amerikanët.

Kim mori pjesë në Asamblenë e Dhomës Amerikane të Tregtisë dhe u ndal te reforma në drejtësi. Sipas saj, ky ka qenë një proces i dhimbshëm dhe tani po shihen efektet. Sipas saj, reforma në drejtësi do të japë ndihmë në thithjen e investimeve.

Nga ana tjetër, ajo i tërhoqi veshin qeverisë. Sipas saj, kur kërkohen rekomandime nga SHBA, ato duhet të zbatohen dhe to mos jenë thjesht për të larë gojën.

Edhe qeveria e Shteteve të Bashkuara do vazhdojë të luajë rolin e saj. Siç e dini, Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur fuqishëm reformën në drejtësi në Shqipëri. Nuk është çështje morale, është çështje biznesi. Një reformë e këtyre përmasave është jashtëzakonisht e vështirë dhe, sinqerisht, e dhimbshme, por po bëhët përparim dhe reforma tani po jep rezultate reale – rezultate që do të ndikojnë në vendimet për investime. Shqipëria me siguri do të tërheqë më shumë tregti dhe investime me Shtetet e Bashkuara teksa qeveria vazhdon të racionalizojë dhe të bëjë më efikase rregullat dhe procedurat, të zgjidhë pretendimet për pronat, të çrrënjosë korrupsionin nga sektorët e saj të biznesit dhe të drejtësisë, si dhe të forcojë partneritetin e saj me komunitetin e biznesit amerikan. Nëse kërkoni rekomandime, duhet të dëgjoni. Kërkimi i rekomandimeve nuk duhet të jetë thjesht gjest – duhet të prodhojë rezultate", tha Kim.

Më herët ishte ambasadorja e BE ajo që ngriti po si shqetësim mungesën e klimës së investimeve në vend.

Christiane Hohmann ja tha në sy Ramës se problemi kryesor vijon të mbetet korrupsioni. Po ashtu problem shihet dhe çështja e pronës dhe batërdia me tenderat.

Ka pasur përfitime që janë sjellë nga digjitalizimi i shërbimeve. Investuesit tregojnë qartë disa nga sfidat që ende mbetet, si për shembull si do të trajtohet informalitetit. Çrrënjosja e korrupsionit, promovimi i konkurrencës së drejtë si edhe promovimin e procedurave  transparente të prokurimit publik, parashikueshmërinë ligjore, zbatimin e ligjit dhe ata nuk duan as të ketë vonesa në gjykata. Pra as që të ketë certifikata që paqarta pronësie. Shqipëria ka ecur shumë përpara. Përfaqësuesit e bizneseve na tregojnë që ka ende shumë punë, zgjidhja e këtyre çështje do të krijojë vende punë dhe do të sjellë më shumë investime si edhe do të heqë pak trysninë që sjell edhe rrjedhja e trurit”, tha ambasadorja e BE gjatë forumit ekonomik ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Rama.

kim rama korrupsioni

Lini një Përgjigje