Politike11 Mars 2023, 12:59

KQZ nuk e regjistroi në zgjedhjet e 14 Majit, Berisha ankimon vendimin në KAS

Shkruar nga Pamfleti
KQZ nuk e regjistroi në zgjedhjet e 14 Majit, Berisha ankimon vendimin
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ankimuar ditën e sotme vendimin e KQZ-së për të mos e regjistruar këtë të fundit dhe kandidatët e tij në zgjedhjet e 14 majit.

Mësohet se Berisha e ka apeluar menjëherë vendimin në Komsionini e Ankesave dhe Sanksioneve të quajtur ndryshe KAS.

Ditën e sotme Komisioni Qendror i Zgjedhjevtha se  do të marrë nje vendim për Partinë Demokratike vetëm pas skadimit të afatit prej 48 orësh që kësaj force politike iu vu në dispozicion.

Ka qenë ky qëndrimi i mbajtur nga komisioneri Ilirjan Celibashi, i cili u pyet sot për qëndrimin e mbajtur nga grupimi i Alibeajt ditën e sotme.
“Vendimin do ta marr pasi të ketë kaluar afati 48 ore që i është dhënë PD-së për të plotësuar dokumentacionin që në bindjen time është i mangët,” deklaroi Celibashi.

Pas përfundimit të këtij afati, vendimi mund të merret për një ose dy ditë në varësi të ngarkesës që mund të ketë KQZ.

Kryekomisioneri nuk pranoi të përgjigjej, i pyetur se çfarë do të ndodhë me PD-në nëse përfaqësuesit ligjor të selisë blu që njeh KQZ, nuk dorëzojnë deklaratën e firmosur nga Basha. Ai theksoi edhe një herë se vendimet do të merren pas skadimit të afatit.

Kujtojmë se më herët gjatë ditës së sotme, përfaqësuesi ligjor i PD-së, i dërgoi KQZ-së  një njoftim për shtyp të PD me fjalimin e Bashës përmes të cilit ai dha dorëheqjen nga drejtimi i partisë.
Indrit Sefa i shpjegon Celibashit se dorëheqja e Bashës është fakt i njohur botërisht që nuk ka nevojë të provohet ndaj dhe nënvizon se dokumentacioni i paraqitur është i plotë.

 

kqz berisha kas