Politike22 Prill 2023, 14:10

KQZ shpërndan fondin e Buxhetit të Shtetit; sa para merr çdo parti për zgjedhjet vendore

Shkruar nga Pamfleti
KQZ shpërndan fondin e Buxhetit të Shtetit; sa para merr çdo
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndarë buxhetet përkatëse për subjektet pjesëmarrëse në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Sipas njoftimit të KQZ, tre partitë që përfitojnë më shumë të ardhura janë Partia Socialiste, me 42.833,466.73 lekë, Partia e Lirisë me 15,594,215.8 lekë dhe Partia Demokratike me 4.963.584.24 lekë.

Njoftimi i KQZ-së:

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve përcaktoi sasinë e fondit të buxhetit të shtetit që do t’u shpërndahet si paradhënie partive pjesëmarrëse në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 14 maj 2023.
Fondi 97,064,530.08 lekë u shpërnda si më poshtë vijon:
1. Partia Demokratike (PD) 24.963.584.24 lekë
2. Partia Republikane (PR) 3,012,429.13 lekë
3. Partia Aleanca Progresiste L.ZH.K 1,100,255.80 lekë
4. Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) 42.833,466.73 lekë
5. Partia e Lirisë (PL) 15,594,215.8 lekë
6. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) 4,260,606.71 lekë
7. Partia Fryma e Re Demokratike (FRD) 1,194,064.75 lekë
8. Partia Demokracia Sociale (PDS) 1,123,779.90 lekë
9. Partia Socialdemokrate (PSD) 0 lekë
10. Bindja Demokratike (BD) 639,798.69 lekë
11. Partia e Gjelbër (P.GJ) 797,915.09 lekë
12. Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë (ADK) 448,974.27 lekë
13. Aleanca Arbnore Kombëtare (AAK) 532,820.88 lekë
14. Partia Uniteti Kombëtar (PUK) 562,618.08 lekë
Komisioneri miratoi modelin e aktmarrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe partisë politike që përfiton fondet nga buxheti i shtetit dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

14 maji kqz shpërndan fondin e buxhetit të shtetit