TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Korrik 2025, 13:23

KQZ vulos kërkesën e Tom Doshit, nipi i Inva Mulës 'rrëmben' karrigen e deputetit

Shkruar nga Pamfleti

KQZ vulos kërkesën e Tom Doshit, nipi i Inva Mulës

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhje, Ilirjan Celibashi ka pranuar kërkesën e kandidatëve të Partisë Social Demokrate, të cilët kanë hequr dorë nga vullneti i tyre për të marrë mandatin e deputetit. Pas këtij vendimi, e drejta për të shkuar në Kuvend i lind njërit prej kandidatëve në listat e hapura.

Kandidati, i cili merr mandatin e PSD nga qarku i Tiranës është Tedi Mula, i cili është i pari kandidat me më shumë vota në listat e hapura. 30-vjeçari mori 2500 vota dhe është nipi i Avni Mulës e Inva Mulës, me profesion sipërmarrës në fushën e Agropërpunimit.

“Janë depozituar sot ne KQZ 12 deklarata të cilat i përkasin 12 kandidatëve për deputetë të listës të mbyllur për qarkun e Tiranës. Deklarata noteriale, sipas së cilave, secili prej tyre deklaron se nuk ka interes për të marrë mandatin e deputetit. Kemi një dorëheqje nga e drejta për të përfituar mandatin e deputetit dhe jo nga kandidimin. KQZ respekton vullnetin e kandidatëve, rezulton se kandidati fitues dhe ai që merr mandatin e PSD në Tiranë është Tedi Mula”, tha Celibashi.

 

Lini një Përgjigje