
Kreu i NATO-s paralajmëroi Putinin teksa deklaroi se Rusia nuk mund të marrë më asnjë kilometër të Ukrainës.
Kreu i NATO-s Mark Rutte, para hyrjes së samitit në sheshin “Skënderbej’, foli për situatën Rusi-Ukrainë.
Rutte ka paralajmëruar Putin, teksa tha se ai duhet të kuptojë se pas një marrëveshje paqeje s’do të ketë mundësi të sulmojë dhe aneksojë territore të tjera të Ukrainës. Ai tha se presidenti rus ka bërë gabim që ka dërguar një delegacion të nivelit të ulët për negociatat me Ukrainën. Më tej, Kreu i NATO-s paralajmëroi Putinin teksa deklaroi se Rusia nuk mund të marrë më asnjë kilometër të Ukrainës.
“Ukraina të ketë çfarë i duhet për të qëndruar dhe për t’i dhënë fund me anë një paqeje afatgjatë. Putin duhet të kuptojë se pas një marrëveshje paqeje s’do të ketë mundësi të sulmojë dhe aneksojë territore të tjera të Ukrainës. Mendoj se Putin ka bërë gabim duke dërguar delegacion të nivelit të ulët në këtë takim. Tani topi është në fushën e tij, duhet të tregojë serioz për paqen që kërkojmë.
Ai e kupton situatën, ne kemi negociuar shumë kur isha kryeministër i Holandës, e di se është në telashe se ka gabuar duke dërguar delegacion të nivelit të ulët. Ukrainasit u ulën në tavolinë, dërguan një delegacion që është i gatshëm dhe tani është momenti për t’i dhënë fund këtij ngërçi dhe për të arritur një marrëveshje të rëndësishme. Putin nuk do të përpiqet më të aneksojë edhe një milje apo km tjetër nga Ukraina”, u shpreh Rutte.
Lini një Përgjigje