Ditën e sotme zhvillohet Komuniteti Politik Evropian, në Sheshin Skënderbej nga kryeministri Edi Rama së bashku me Presidentin e KE-së, Antonio Costa.
Kryeministri Edi Rama ka pritur Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte në ambientet e Kryeministrisë.
Rama ka ndarë pamjet e kësaj pritje në Facebook, ku shprehet se më Rutte kanë diskutuar mbi forcimin e mëtejshëm të rolit të Shqipërisë në Aleancë, sfidat e sigurisë në rajon dhe kontributin tonë aktiv në NATO.
“Kënaqësi të mirëpres Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, me të cilin diskutuam mbi forcimin e mëtejshëm të rolit të Shqipërisë në Aleancë, sfidat e sigurisë në rajon dhe kontributin tonë aktiv në NATO”, shkruan Rama.
Kujtojmë se në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë sot do të mblidhen 52 liderë liderë evropian. Disa prej këtyre drejtuesve të lartë shtetesh kanë mbërritur në vendin tonë që ditën e djeshme teksa pjesa tjetër pritet të mbërrijnë ditën e sotme.
Mikpritësi i Samitit, Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë gjatë ditës takime dypalëshe me personalitetet pjesëmarrëse, në mjediset e dedikuara, duke nisur me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte e më pas me Kryeministrin e Spanjës Pedro Sanchez; Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen; Princin Sovran të Monakos Albertin II; Kancelarin e Austrisë Christian Stocker; Presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdoğan; Kryeministren e Italisë Giorgia Meloni; Presidentin e Qipros Nikos Christodoulides; Kryeministrin e Hollandës Dick Schoof; Kryeministrin e Belgjikës Bart de Wever, si dhe do të mirëpresë me takime duarsh të gjithë liderët e ftuar në Samit me të cilët do të ketë edhe një foto familjare.
Pjesë e ngjarjeve të ditës do të jenë edhe ceremonia e mirëseardhjes në Samit, si dhe performanca të ndryshme artistike, promovuese të traditës dhe kulturës kombëtare shqiptare.
Samiti do të vijojë përgjatë ditës me seancat plenare dhe tryezat e diskutimeve.
Lini një Përgjigje