Ish-kryetarja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka shkuar ditën e sotme në SPAK.
Kryemadhi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme për të respektuar masën e sigurimit të vendosur ndaj saj, “detyrim paraqitje”.
Ajo nuk i kurseu batutat me gazetarët as në këtë paraqitje, të parën për 2026-ën, duke u thënë atyre se “do t’u japë kafe për Vitin e Ri”.
Më 28 korrik 2025, SPAK njoftoi mbylljen e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të çështjes penale kundër ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi, të akuzuar për veprat penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave.
Sipas Prokurorisë së Posaçme, Meta i cili prej më shumë se një viti ndodhet në burg akuzohet për korrupsion pasiv në tre raste, dy prej të cilave në bashkëpunim. Ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi është marrë e pandehur për korrupsion pasiv në dy raste të kryera në bashkëpunim.
Lini një Përgjigje