TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Janar 2026, 11:49

Rikthehen tensionet para Kryeministrisë, policia heq sërish karriget e aktivistëve të Adriatik Lapajt

Shkruar nga Pamfleti
Rikthehen tensionet para Kryeministrisë, policia heq sërish karriget e
Oficeri tenon të largojë karriget nga Kryeministria

Rikthehen tensionet në ambientet para Kryeministrisë, teksa një grup aktivistësh të lëvizjes “Shqipëria Bëhet” janë rikthyer të protestojnë, si vijim i rezistencës së tyre disa-javore.

Teksa ishin duke shpjeguar situatën me arrestimet dhe procedimet penale të disa prej anëtarëve të lëvizjes dhe protestuesve, efektivë të policisë kanë hequr sërish karriget e vendosura përballë godinës së Kryeministrisë.

Gjatë ditës së djeshme protesta e organizuar nga “Shqipëria Bëhet” u shoqërua me tensione të forta, pasi policia hoqi me forcë çadrat e vendosura nga aktivistët.

Ndërkaq, gjatë orëve të natës një tjetër incident ndodhi, kur forcat e rendit hoqën sërish sendet e protestuesve, ndërsa u lëndua edhe kreu i lëvizjes, Adriatik Lapaj, i cili ndodhet në spital.

Adriatik Lapaj publikoi sot një fotografi nga Spitali i Traumës. Me anë të një postimi në Facebook, ai deklaroi se do të vazhdojë protestën normalisht dhe se nuk trembet nga reagime të tilla.

"Medalja e tretë në 1 muaj nga regjimi Edi Ramës! Më kanë kallëzuar penalisht sërish. Edhe unë do i kallëzoj kësaj here. Hajdutët nuk më trembin dot. Te sheshi më kanë pasi të dal nga spitali", shkroi ai.

Lini një Përgjigje