TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Janar 2026, 10:50

Adriatik Lapaj poston foto nga spitali: Hajdutët nuk më trembin dot, te sheshi do më keni

Shkruar nga Pamfleti
Adriatik Lapaj poston foto nga spitali: Hajdutët nuk më trembin dot,
Adriatik Lapaj

Kryetari i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, ka reaguar nga spitali duke publikuar një fotografi  nga Spitali i Traumës, ku vijon të qëndrojë i shtruar pasi mbeti i lënduar gjatë natës, teksa forcat e policisë hoqën tendën e ngritur prej tij dhe aktivistëve.

“Medalja e tretë në 1 muaj nga regjimi Edi Ramës! Më kanë kallëzuar penalisht sërish. Edhe unë do i kallëzoj kësaj here. Hajdutët nuk më trembin dot. Te sheshi më kanë pasi të dal nga spitali”, thotë Lapaj.

Pas përleshjes, policia tha se ka arrestuar 4 persona dhe ka proceduar 6 të tjerë. Ndërkohë në spital janë shtruar 5 persona, mes të cilëve Lapaj, dy efektivë policia dhe dy protestues.

Përplasja erdhi pasi policia nisi të hiqte tendën e vendosur nga aktivistët e Shqipëria Bëhet pas protestës së zhvilluar gjatë ditës.

Aktivistët janë shprehur që protestat para Kryeministrisë do të vijojnë gjatë ditëve në vazhdim ku i kanë kërkuar qytetarëve që t'i bashkohen. 

 

adriatik lapaj nga spitali adriatik lapaj procedohet adriatik lapaj

2 Komente

  1. T
    Tony

    He ta bene ndonje klizme aty ne spital o Colarak?

    1. p
      populli

      vjen ja ben Aleks Sorros kellires se qelbur

    Lini një Përgjigje