TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Prill 2025, 17:54

"Ku i gjetën paratë?", Rama hedh dyshime mbi financimin e lobimit 6 mln dollarësh të PD-së

Shkruar nga Pamfleti

"Ku i gjetën paratë?", Rama hedh dyshime mbi financimin e

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me gratë dhe vajzat në qytetin e Vlorës, ku dhe thumboi kreun e opozitës për lobimin 6 milion dollarësh për heqjen e non-gratas.

Rama tha se 6 mln euro për të hequr damkën e një personi janë shumë teksa hodhi dyshime edhe për brumin e financimit të këtyre parave.

“Kur flasim për gropën këtu në Vlorë, ju dhe sidomos ata që e kanë jetuar si prindër katastrofën e ’97 e dinë shumë mirë se për çfarë po flasim. Nuk është aspak e ekzagjeruar të flasësh sot për katastrofën e atij viti që këtu në Vlorë hapi edhe plagën më të madhe.

Është po i njëjti personazh që vjen vërdallë për të kërkuar votën për hallin e tij personal. Janë paguar 6 milionë euro, thuhet nga patriotë, ju kujtohet që herën e kaluar, Luli u bë leckë. 6 milionë euro për të hequr damkën e një personi non grata janë shumë për të mos bërë pyetjen ku u gjetën ato para”, tha ai.

Lini një Përgjigje