TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Korrik 2025, 11:51

Ku ishit kur u bënë ndërtimet në Theth? Rama në vështirësi: Zinxhiri nuk ka funskionuar!

Shkruar nga Pamfleti
Ku ishit kur u bënë ndërtimet në Theth? Rama në
Edi Rama

Kryeminsitri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me përfaqësues të Start Up-eve në qytetin e Beratit. Pavarësisht se qendra e bisedës në takim ishte teknologjia, nuk shpëtoi pa vëmendje as aksioni i qeverisë në Theth. 

I pyetur se ku ishte qeveria kur u bënë ndërtimet në Theth, Rama theksoi se zinxhiri nuk ka funksionuar, teksa hodhi akuza mbi prokuroren e Shkodrës. 

Rama u justifikuar me kohën e 'pamjaftueshme' për të ndërtuar një administratë si në vendet e BE. 

“U nisët me armatë ne Theth dhe shkatërruat objektet, por ku ishit kur kjo u bë. Ata të cilët duhet t’i shikonin duhet t’i lajmëronin, nuk kanë bërë gjënë e duhur.

Zinxhiri nuk ka funksionuar me prokuroren. Koha për të ndërtuar një administratë si në vendet lider në BE, ka qenë  krejtësisht e pamjaftueshme”, u shpreh Rama.

Lini një Përgjigje