TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Nëntor 2025, 19:49

“Kur të thërret SPAK-u, duhet të paraqitesh”, Bamir Topi: I gatshëm të dëshmoj për 21 Janarin

Shkruar nga Pamfleti

“Kur të thërret SPAK-u, duhet të paraqitesh”, Bamir

Ish-presidenti Bamir Topi, duke folur për rihapjen e çështjes së 21 Janarit, tha se është i gatshëm të dëshmojë në SPAK, por theksoi se ende nuk e ka marrë një ftesë nga Prokuroria e Posaçme.

Duke folur në emisionin “Breaking”, Topi nuk e komentoi mospërgjigjen e Sali Berishës ndaj ftesës së SPAK, por tha se nëse ky institucion të thërret për të dëshmuar, nuk është “çështje vullneti”, por është detyrim që të paraqitesh.

Gjithçka që unë kam pasur për të dhënë mesazhe për 21 Janarin i kam dhënë pafundësisht. Mes institucionit dhe individit, unë kam pasur gjithmonë besueshmërinë te institucionet. Nuk kam fletëthirrje nga SPAK, por nëse do të më thërrasin, është detyrim.

Çdo njeri që thirret duhet të shkojë, është detyrim, nuk është çështje vullneti nëse dëshiron apo jo. Cilido që të jesh, kudo të jesh, nëse ata të kërkojnë, patjetër. Është detyrim”, deklaroi Topi.

4 Komente

  1. T
    Tirane

    Dikur, kur shkjau Gorna Bregoviĉ vizitoj Shqiperine, Bamir Topi ishte tashme ishpp President i Shqiperise. Ende sot ndjehem i habitur se me cfare zelli e entuziazmi Bamir Topi e gjeti dhe e takoj Goran shkjaun. Cfare i duhej nje ish Presidenti te takohet me aq lymturi me nje shkja qe me kenge e tij ćetnike frymezonte oaramiliyaret shkije kur niseshin ne krimet e tyre ndaj shqiptarve dhe te tjerve ne ish jugosllavi. Ky eshte Bamir leshi, per mua me kete gjest ka mbetur pergjithnje i damkosur.

    Lini një Përgjigje