
Ish-kryeministri Sali Berisha është ndalur sot pasdite në Kukës, ku nuk i ka kursyer akuzat dhe sulmet ndaj kryebashkiakut Safet Gjici. Berisha u shpreh se kur të vijë PD në pushtet do ja heqë shtetësinë fare Gjicit.
Në fjalën e tij Berisha u shpreh se kryeministri Edi Rama ka dënuar 20 mijë familje të Kukësit duke u hequr ndihmën ekonomike, vetëm se nuk e votuan.
“Rama përjashtoi veriun nga investimet. Po marr Safetin, kandidatin që ka vënë këtu, me aktet që ke bërë të kesh turp, sa të vijë PD në pushtet do të të heqim shtetësinë fare.
Cili është pasioni yt për lekë e ka marrë vesh e gjithë Shqipëria, Zoti i ruajttë bankat nga ti. Sa i përket krimit elektoral të jesh i lindur që do të ndjekë deri në fund të jetës. Shpërnda sa të duash para, do përgjigjesh dhe je i pashpresë, por shtetësia shqiptare dhe qytetaria e Kukësit do të hiqet për aktin makabër të heqjes së përmendoren e gjenocidit të Lumës”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje